Dejan Lovren nuk është grumbulluar nga Jurgen Klopp për Superkupën e Europës që Liverpool do të luajë të mërkurën në mbrëmje kundër Chelsea-t në Stamboll.
Kroati, siç ka bërë të ditur klubi, është lënë jashtë listës për shkak se është me grip. Gjithsesi, qendërmbrojtësi duket se nuk bën më pjesë në planet e Klopp dhe zërat për një transferim të tijin te Roma janë shtuar ndjeshëm në ditët e fundit.
Mungon edhe Alisson, portieri brazilian i cili u dëmtua në ndeshjen e parë të Premier League kundër Norwich.
Lista e të grumbulluarve:
Fabinho, Van Dijk, Wijnaldum, Milner, Keita, Firmino, Mane, Salah, Gomez, Adrian, Henderson, Oxlade-Chamberlain, Lallana, Lonergan, Shaqiri, Brewster, Robertson, Origi, Matip, Hoever, Kelleher, Alexander-Arnold, Elliott.