Një shtetas 40-vjeçar ka rënë në humnerë në fshatin Darsë të Klosit.
Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Dali Dedja. Për nxjerrjen e tij është kërkuar ndihma e helikopterëve.
Dedja po vendoste tuba të ujit të pijshëm dhe i ka rrëshqitur këmba duke rënë nga rreth 50 metra lartësi.
Në vendgjarje fillimisht kanë shkuar banorë të zonës të cilët janë përpjekur t’i vijnë në ndihmë 40-vjeçarit.
Ndërkohë më pas kanë mbërritur forca policie si dhe ambulanca.