Një ditë pas vdekjes së një minatori në Klos, policia ka nisur hetimet dhe sot ka arrestuar tre teknikë.
Sipas informacioneve të policisë gjatë punës për vendosjen e minës për të hapur vendin, dyshohet se një minë ka shpërthyer menjëherë duke mos i lënë kohë të largohet, dhe për pasojë i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Kështu policia e Matit ka arrestuar në flagrancë tre teknikë:
lia Alliu, 47 vjeç, banues në Bulqizë. (me detyrë teknik miniere)
Petrit Kaca, 36 vjeç, banues në Burrel. (me detyrë zjarrmëtar)
Ilmi Xhiherri, 49 vjeç, banues në Klos. (me detyrë zjarrmëtar)
Arrestimi i këtyre tre shtetasve u bë pasi me datë 12.04.2018 , në vendin e quajtur “Lugu i Madh”, në galerinë nr 4 të subjektit minerar “DEMA – PATIN” sh p k , në Klos , gjatë punës në galeri është aksidentuar dhe ka gjetur vdekjen nga shpërthimi i lëndëve eksplozive, punojnësi P.M, 57 vjeç.
Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Mat , për veprën penale “Shkelje e rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radioaktive”, në ngarkim të shtetasve P.Kaca, dhe I.Xhiherri, dhe për veprat penale Shkelje e rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radioaktive”, ” Shkelje e rregullave të mbrojties në punë”, në ngarkim të shtetasit I.Alliu, parashikuar nga nenet 282/2, 289/1, të Kodit Penal.