Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka inspektuar sot një nga resortet turistike në Tale të Lezhës që ka implementuar impiantin e depurimit duke eleminuar kësisoj ndotjet në det dhe mjedis. Ndërkohë ministri Klosi ka paralajmëruar të gjithë operatorët turistikë se duhet të kenë instaluar këto impiante deri më datë 1 qershor dhe se në rast të kundërt nuk do të ushtrojnë më aktivitet.
“Prej shume kohësh e kemi thënë që ujërat e zeza nuk do lejohet të derdhen më në det dhe këtu kemi ardhur së bashku me një grup inxhinieresh për të parë 1 impiant të implementuar. Nga data 1 qershor ne do të veprojmë ndaj të gjithë atyre që shfrytëzojnë ujin e detit qofshin ato shtetërore apo private që nuk kanë depuratore për trajtimin e ujërave të zeza.
Ajo çfarë shikojmë këtu është një investim i shkëlqyer i cili ndihmon edhe vetë kompaninë për të pasur ujë të trajtuar për nevojat e tyre të brendshme dhe natyrisht për krijuar një sistem që mbron në radhe të parë detin dhe pushuesit që do vijnë. Jemi besimplotë që këto përpjekje të para do të implementohen edhe në masa më të vogla e të mëdha në varësi të hoteleve pranë detit.
Forca e ligjit do të jetë e ashpër pas dates 1 qershor. Vazhdojmë të bëjmë thirrje që të gjithë pronarët e këtyre lokaleve apo resorteve të implementojnë të njëjtën teknologji. Është e mundshme, ka në Shqipëri disa variante, disa zgjidhje, dje inxhinierë të cilët afrojnë zgidhje nga me bashkëkohoret.
Jemi tashme në sezon, kanë ardhur turistët e parë dhe ajo çfare ofron bregdeti dhe natyra shqiptare por edhe vetë shqiptarët janë të krahasueshme me atë çfare ofrohet në rajon por natyrisht trajtimi i mjedisit është akoma shume larg asaj që duhet të jetë. Ne do të jemi shumë të ashpër me këdo që nuk zbaton lejen mjedisore në raport me shtetin për të pastruar ujërat e zeza dhe për të administruar mbetjet urbane”.
Discussion about this post