14:46 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Klosi për reformën e pensioneve: S’jemi të kënaqur po të krahasohemi me skemat jashtë vendit

21:17 | 26/12/2016
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Klosi për reformën e pensioneve: S’jemi të kënaqur po të krahasohemi me skemat jashtë vendit

Reforma e pensioneve ka rezultuar pozitive dhe ka dhënë frytet e veta sipas Ministrit të Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, megjithatë ai shprehet ende i pakënaqur.

I ftuar në emisionin “Njerëz në Fokus” , ministri u shpreh se kjo ishte një reformë historike në favor të moshës së tretë të cilët ishin lënë pas dore gjatë gjithë këtyre viteve.

Klosi u shpreh se qeveria trashëgoi një sistem pranë kolapsit në 2013-ën, por gjithsesi ia dolën të rikonceptojnë sistemin e pensioneve. Megjithatë ai nuk ndihet i kënaqur, pasi po të krahasohemi me skemat jashtë vendit jemi shumë më poshtë.

 “Mendoj që nuk është moment që të jemi kokulur apo krenarë, por kemi shumë për të thënë, trashëguam një sistem në prag kolapsi. Ne kemi bërë një reformë historike për në reformën e pensioneve. Ndryshuam konceptetet nga një skemë pasive në një skemë që shkon në kontribute të gjithsecilit. Po s’jemi të kënaqur nëse krahasohemi me skemat jashtë vendit, por jemi të kënaqur nëse krahasohemi me atë çfarë kishim. 240 ka qenë shuma maksimale. Pavarësisht kontributeve. Tani është hequr tavani. Nëse ke kontribuar shkon në 370 mijë lekë të vjetra.”, tha Klosi.

Ndër të tjera ministri shtoi se nuk do të ketë më rritje me fashë të pensioneve por riindeksim.

 “Pensionistët e sotëm kanë vërejtje pasi gjithnjë njerëzit kërkojnë më shumë, por ne kemi ndërmarrë vendime që e kanë përmirësuar situatën. Sistemi i ri i pensioneve ka indeksim, dhe në këto dy vite janë indeksuar të gjitha pensionet, nuk ka pensione që përfitojnë më shumë apo që përfitojnë më pak. Falë këtij indeksimi do të kemi rritjen e pensioneve duke nisur nga viti i ardhshëm. Nuk do të ketë më rritje me fashë të pensioneve. Çdo vit do të ketë riindeksim. Reforma e pensioneve i dha frytet shumë shpejt, dhe tani na dha mundësi të kemi më shumë para në buxhetin e shtetit, dhe kështu i shpërblejmë pensionistët. Në kuadër të kësaj skeme të shëndoshë mund të kemi rritje të shpërblimeve”, deklaroi ministri

Në fund, Klosi u shpreh se kjo reformë për pensionet nuk u bë tani për shkak se po afrojnë zgjedhjet, por ka nisur që më parë dhe frytet po shihen tani. (D.D/Shuplaka)

Pas

Aksident tek Xhamlliku, “Renaulti”  përplas motorristin (FOTOT)

Para

‘LIBRA’ arrin mbi 10 mijë anëtarë, Ben Blushi: Kemi bërë diferencën me partitë e vjetra

Para
‘LIBRA’ arrin mbi 10 mijë anëtarë, Ben Blushi: Kemi bërë diferencën me partitë e vjetra

'LIBRA' arrin mbi 10 mijë anëtarë, Ben Blushi: Kemi bërë diferencën me partitë e vjetra

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarr në një anije mallrash në Alaskë, evakuohen 22 persona

Ndryshimet në buxhet, 10 mln dollarë për start up-in e Mira Muratit/ Ministri Malaj në Kuvend: Mundësi strategjike për të ardhmen teknologjike të vendit

‘Dhashë dorëheqjen’, trajneri i Serbisë para ndeshjes në Tiranë: Federata nuk e pranoi

Operacioni “Source” në Tiranë/ Sekuestrohen pasuri prej 500 mijë eurosh të një shtetasi të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar

SHBA vendos veton në OKB për armëpushimin në Gaza

“Gjeniu italian”, Al Hilal zyrtarizon Inzaghin

Gjiknuri nga Kuvendi: Humbësi nuk njeh zgjedhjet, ky është problemi! Ju e keni fajin vetë, nuk dini të bashkoheni

Plagosja në uzinën e ferrokromit/ Policia arreston tre persona, mes tyre dy inxhinierë dhe një brigadier

“Paqe përmes forcës”, ambasada e SHBA: 5 arsye për të rritur investimet në mbrojtje për aleatët e NATO-s

Hapen aplikimet për mësuesit e gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare në diasporë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.