23:50 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

KLP zyrtarizon shkarkimin e njërit prej anëtarëve të saj, i jep detyrën e re Arta Markut

14:11 | 26/03/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“E di që nuk i kam përmbushur pritshmëritë, por nuk jam e paaftë”, Arta Marku kërkon mandat të plotë: Kam mbështetur çdo prokuror!

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar se ka miratuar shtatë projekt-akte, përkatësisht, gjashtë caktime të përkohshme dhe nje vendim për mbarimin e mandatit si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë për Arben Dollapaj, për shkak të papajtueshmërisë në ushtrimin e detyrës.

KLP, me propozim të Komisionit për Zhvillimin e Karrierës, vendosi gjatë ditës së sotme miratimet e përkohshme si vijon në lidhje me emërimet për 6 prokurorë në gjithë Shqipërinë ku përfshihen edhe emri i Arta Markut.

Njoftimi i plotë:

Në kuadër të udhëzimeve të qeverisë shqiptare për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë të skaktuar nga virusit Covid 19 në vendin tonë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë njofton se ka miratuar me anë të vendimeve qarkulluese shtatë projekt-akte, Përkatësisht, gjashtë caktime të përkohëshme dhe nje vendim për mbarimin e mandatit si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë për z. Arben Dollapaj, për shkak të papajtueshmërisë në ushtrimin e detyrës.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, mbështetur nё nenin 149/a të Kushtetutës së Republikës së  Shqipërisë, në nenin 59 pika 1 dhe 4, të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në nenet 164/8, 166/2, 189/1/a të Ligjit nr.115/2016 “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, i ndryshuar dhe në Rregulloren “Pёr caktimin e përkohshëm tё prokurorëve” miratuar me Vendimin nr. 64, datë 15.04.2019 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e ndryshuar, me propozim të Komisionit për Zhvillimin e Karrierës, vendosi gjatë ditës së sotme miratimet e përkohshme si vijon;

Z. Arben Dyla, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë dhe tё ushtrojё funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, përkohësisht  nga data 01.04.2020 – 30.06.2020. 

Z. Kreshnik Ajazi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.  Z. Ajazi do tё ushtrojё funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, përkohësisht  nga data 26.03.2020 – 25.06.2020.

Znj. Arta Marku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ku do tё ushtrojё funksionin e Prokurorit  për një periudhë kohore nga data 01.04.2020 – 30.06.2020.

Znj. Alma Bramo, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, nga data 29.03.2020 – 28.06.2020

Znj. Rita Gjati, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, nga data 27.03.2020 – 26.06.2020.

Znj.Violeta Shkurta, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, nga data 01.04.2020 – 30.06.2020.

Gjithashtu, bazuar në nenin 149/b, pika 1, gërma d të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në  nenin 66/3 të ligjit nr. 84/2016 ”Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenet 164/8, 166/2, 189/1/a të Ligjit nr. 115/2016 ”Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, i ndryshuar, pasi u njoh me vendimin nr.04 datë 12.03.2020 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit si dhe relacionin e përgatitur nga Komisioni i Disiplinës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, vendosi të deklarojë mbarimin e mandatit si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë për z. Arben Dollapaj, për shkak të papajtueshmërisë në ushtrimin e detyrës.

Kujtojmë se të gjitha vendimet e marra i janë prezantuar paraprakisht të gjithë anëtarëve përmes rrugëve elektronike.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

Covid-19/ Presidenti Meta dekreton ligjin për blerjen e pajisjeve mjekësore

Para

Vëllezërit dhunojnë policinë, gjobiten 40 qytetarë, 33 drejtues mjetesh dhe 10 biznese (E plotë)

Para
VIDEO/ Autokolona policie me dhjetra efektivë, banorët i presin me protestë (Çfarë po ndodh në Astir)

Vëllezërit dhunojnë policinë, gjobiten 40 qytetarë, 33 drejtues mjetesh dhe 10 biznese (E plotë)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksidenti me 3 shqiptarë të vdekur në Gjermani, si u kthye udhëtimi për festën familjare në tragjedi

Lufta Ukrainë-Rusi, ministri i Jashtëm italian: Nuk do mbarojë para fundit të vitit, Putin duhet të…

Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

Sabotim i dytë i dyshuar në Francë, pse u ndërpre energjia në Rivierën Franceze

Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike

Kaja Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

“Sulmi u intensifikua kur u ngrit helikopteri i presidentit”, komandanti i mbrojtjes ajrore: Putin ishte në epiqendrën e sulmit

Flakët rrezikojnë banesat në Lazarat, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

“Mos prisni asnjë mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Video/Arrestohet në tentativë për arratisje drejt Greqisë, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Shtyllas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.