06:28 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mbi 80 milion lekë dëm, KLSH-ja kallëzon në prokurori tri anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

17:17 | 28/12/2016
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mbi 80 milion lekë dëm, KLSH-ja kallëzon në prokurori tri anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

KLSH-ja ka  kallëzuar në Prokurori 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) të Njësisë Administrative Maqellarë, për shkelje të barazisë në procedurat e prokurimit dhe favorizim të operatorëve ekonomikë privatë.

Kontrolli i Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të tij të auditimit nr. 733/1 prot, datë 08.7.2016 dhe nr. 733/2, datë 11.10.2016, ka përfunduar auditimin në Bashkinë Dibër dhe 14 Njësi Administrative Zall-Reç, Melan, Maqellarë, Lurë, Zall-Dardhë, Tomin, Selishtë, Muhurr, Sllovë, Kala-Dodës, Arras, Kastriot, Fushë-Çidhen dhe Luzni, me objekt: “Auditimi i zbatimit të ligjshmërisë dhe rregullshmërisë financiare për periudhën 01.07.2014-30.06.2016”.

Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e zbatimit të procedurave të prokurimit publik lidhur me vlerësimin e ofertave ekonomike, për investimin “Sistemim asfaltim rruga e fshatit Bllatë e Poshtme dhe Bllatë e Epërme”, Komuna Maqellarë”.

Me Vendimin nr. 151, datë 19.12.2016 të Kryetarit të KLSH-së, është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe me shkresën nr. 733/12, datë 23.12.2016, me qëllim  përmirësimin e gjendjes i janë rekomanduar Bashkisë Dibër masa me karakter organizativ dhe  masa për shpërblimin e dëmit të shkaktuar në vlerën totale 80,7 milion lekë.  (M.D/SHUPLAKA)

Pas

Ligji i Vettingut, prokuroria nis krijimin e strukturave të reja

Para

Tronditet Japonia, lëkundje të forta sizmike

Para
Tronditet Japonia, lëkundje të forta sizmike

Tronditet Japonia, lëkundje të forta sizmike

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet Trump-Musk shkaktojnë “krizë” në shitjet e Tesla-s

Partneri tentoi ta vriste? Tragjedi në Itali, 48-vjeçarja bie nga kati i katërt në tentativë për t’i shpëtuar zjarrit në banesë! Dyshimet e policisë dhe sherri mes çiftit para ngjarjes

“Eloni u çmend”: Trump dhe Musk debatojnë publikisht

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim me Ukrainën

Objekti arkeologjik dëmtohet pas një serie tërmetesh në zonën vullkanike

Trump shpreh zhgënjimin ndaj Elon Musk: Kishim një marrëdhënie shumë të mire, nuk e di nëse do ta kemi më! Miliarderi: Pa mua s’do i kishe fituar zgjedhjet

Netanyahu konfirmon rekrutimin e klaneve palestineze për të luftuar ndaj Hamasit

Fluturime të vonuara ose të anuluara, BE ndryshon rregullat: Kompensim deri në 500 euro dhe praktika të thjeshtuara. S’ka më pritje të gjata në avion

Itali/ Trafikonte kokainë të fshehur në airbagun e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar me precedentë!

Zelensky: Rusët janë të sëmurë nga urrejtja dhe lufta, vetëm me forcë ndalen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.