21:00 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“KLSH ka zbuluar dhjetëra shkelje dhe ka ndëshkuar 39 zyrtarë”, PD: Të dorëhiqet kryebashkiakja e Durrësit Emirjana Sako

12:36 | 23/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“KLSH ka zbuluar dhjetëra shkelje dhe ka ndëshkuar 39 zyrtarë”, PD: Të dorëhiqet kryebashkiakja e Durrësit Emirjana Sako

Partia Demokratike kërkoi sot dorëheqjen e kryebashkiakes së Durrësit Emirjana Sako pas raportit të KLSH. Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli tha sot se nga auditimi i 6 procedurave të prokurimit publik gjatë vitit 2022 me vlerë totale 5.2 milion euro, janë gjetur shkelje për përllogaritje të gabuar e fondit limit, hartim i kritereve për kualifikim të paargumentuara, janë skualifikuar padrejtësisht OE me ofertat më të ulëta, dhe janë kualifikikuar OE të shpallur fitues në mospërmbushje të kritereve të kualifikimit.

Po kështu sipas saj, Bashkia Durrës, ka lejuar ushtrim aktiviti nga subjekte private në pasuri shtetërore pa Kontratë-Qiraje

Deklarata e plotë e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Denoncimet e vijueshme të PD për performacën e kryebashkiakes së Durrësit Emirjana Sako, i ka vërtetuar plotësisht Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili në raportin e fundit të auditimit (2024) ku vetëm për vitin 2022 ka identifikuar:

1. Bashkia Durrës, ka lejuar ushtrim aktiviti nga subjekte private në pasuri shtetërore pa Kontratë-Qiraje;

2. 34 raste ku edhe pse ka procesverbal konstatimi për ndërtime pa leje, nuk është vjiuar procedura brenda afatit për nxjerrjen e vendimit për “Prishje Objekti të Kundërligjshëm“ dhe vendimit për “Dënim me Gjobë“;
3. Nga 119 vendime për “Prishje e Objektit të Kundërligjshëm“, janë të ekzekutuara vetëm 25 vendime;

4. “Urdhërat e Ekzekutimit“ për prishjen e objektit të kundërligjshëm, nuk zbatohen duke vijuar me prishjen e objekteve me justifikimin se mjetet ekskavator mund të dalin jashtë përdorimit gjatë procesit të ekzekutimit

5. Vendime “Për Dënimin me Gjobë“ të pa likujduara.
6. Detyrime në vlerën 7.3 milion euro, dhe për pakësimet e tyre nga Bashkia Durrës nuk administrohet asnjë dokument për vlerën e pakësuar;
7. Kontrata qiraje të cilat nuk zbatohen por tejkalojnë hapsirat publike të përcaktuara në to duke sjellë mungesë të ardhurash;

8. Administrimi dhe mbledhja e taksave dhe tarifave vendore në mosrespektim të menaxhimit financiar dhe kontrollit;

9. Nga auditimi i 6 procedurave të prokurimit publik gjatë vitit 2022 me vlerë totale 5.2 milion euro, janë gjetur shkelje për përllogaritje të gabuar e fondit limit, hartim i kritereve për kualifikim të paargumentuara, janë skualifikuar padrejtësisht OE me ofertat më të ulëta, dhe janë kualifikikuar OE të shpallur fitues në mospërmbushje të kritereve të kualifikimit;

10. Nga auditimi i zbatimit të punimeve të ndërtimit të 7 kontratave për punë publike, me vlerë totale prej 2.8 milion euro, rezultuan punime ndërtimi të pakryera;

11. Përdorim pa efektivitet të fondeve në Bashkinë Durrës;

12. Taksat e ndikimit në infrastrukturë janë përllogaritur në mënyrë të parregullt;

13. “Depozitimi i mbetjeve urbane”, me vlerë të kontratës 2.8 milion euro pa tvsh, realizuar nga OE “Integrated Energy BV spv ” (për 12 muaj), rezultoi se në kontratë nuk ekzistojnë specifikime teknike të detajuara, nuk ka një peshore dhe as persona përgjegjës për peshimin e mbetjeve para transportit për në Landfill-in e Sharrës, duke mbartur riskun për shifra fiktive të ardhura nga Furnizuesi dhe për pagesa të pajustifikuara.

14. Bashkia Durrës, përfaqësuar nga titullari institucionit, si personi i ngarkuar nga ligji, nuk ka kryer ekzekutimin e Vendimit Gjyqësor të Formës së Prerë.

15. Titullari i Bashkisë Durrës nuk ka ngritur komision për nxjerrjen jashtë përdorimit të aktiveve, duke sjellë si pasojë moskryerjen e procedurës së nxjerrjes jashtë përdorimi dhe asgjesimit të aktiveve etj…

Për sa më lart KLSh ka dhënë:
– 39 masa organizative;
– 7 masa për shpërblim dëmi;
– 7 masa për masa për uljen e borxhit tatimor;
– 3 masa për eleminimin e efekteve negative të konstatuara në administrimin e fondeve publike;
– 39 masa disiplinore duke filluar nga vërejtja deri tek largimet nga puna, por edhe largimi nga shërbimi civil.

Çfarë duhet të bëjë më tepër Emirjana Sako …..

Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e menjëhershme të KB së Durrësit Emirjana Sako dhe kërkon nga SPAK nisjen e hetimit për të gjitha shkeljet e identifikuara më lart.

Etiketa: emirjana sako
Pas

Kombëtarja e vajzave/ Zyrtarizohet miqësorja me Rumaninë, ja ku do të luhet

Para

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne, këngëtari u tërhoq zvarrë në hollin e hotelit

Para
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne, këngëtari u tërhoq zvarrë në hollin e hotelit

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne, këngëtari u tërhoq zvarrë në hollin e hotelit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.