01:23 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

KLSH: Legalizimet dhe hipotekat, dëm ekonomik 17 mln euro gjatë 2013-2017

23:40 | 11/08/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
KLSH kallëzon në prokurori ish-drejtorin dhe 3 ish-zyrtarë të ALUIZNI-t në Korçë

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në analizë të veprimtarisë dhe angazhimit të tij disavjeçar në luftën kundër paligjshmërisë, korrupsionit dhe antikulturës së pandëshkueshmërisë në administratën shtetërore, ka përmbledhur rezultatet e auditimeve të zhvilluara në ALUIZNI dhe ZVRPP, përgjatë viteve 2013 – 2017.

Në total, për periudhën 2013 – 2017, nga auditimet është konstatuar: një dëm ekonomik (i matshëm) në vlerën 2,404,434 mijë lekë (17 mln euro), janë rekomanduar: 137 masa “largim nga puna”, 134 masa “vërejte deri në largim nga puna”, si dhe janë kallëzuar penalisht: 196 punonjës dhe drejtues të ALUIZNI dhe ZVRPP, shkruan Monitor.

Më konkretisht, përgjatë periudhës 2013 – 2017, KLSH ka realizuar në këto institucione 40 auditime nga të cilat 22 në ZVRPP dhe 18 në Drejtoritë Rajonale të ALUIZNI-t.

Për sa u përket rezultateve të këtyre auditimeve theksojmë faktin që KLSH ka konstatuar një sërë shkeljesh e mangësish në pothuajse të gjitha auditimet e zhvilluara në institucionet e sipërcituara. Në mënyrë të përmbledhur, shkeljet e konstatuara në auditimet e zhvilluara nga KLSH, përgjatë periudhës 2013 – 2017, konsistojnë në:

– vonesa në administrimin e praktikave dhe trajtimin e kërkesave në proces,

– regjistrimin e lejeve të ndërtimit mbi truall shtetëror,

– regjistrimin e pasurive me ndryshime të zërave kadastral,

– regjistrimin në bashkëpronësi të paligjshme të pasurive bujqësore,

– mos regjistrimin e sipërfaqeve të përbashkëta në ndërtimet e reja duke shmangur taksën e kalimit të pronësisë,

– regjistrimin e pronave me mbivendosje,

– mos bërjen e bilancit AMTP-LN, listave printim III dhe listave të trojeve sipas kryefamiljarëve, dhe në Drejtoritë Rajonale të ALUIZNI-t dhe mos administrimi i të dhënave të sakta mbi vet deklarimet në vite,

– mos evidentimi i subjekteve që do të përjashtohen nga procedurat e legalizimit,

– pajisjen me leje legalizimi pa paguar më parë taksën e ndikimit në infrastrukturë,

– mosrespektimin e afateve ligjore për procedurat e kualifikimit,

– mungesën e dokumentacionit që pasqyron periudhën e ndërtimit pa leje,

– legalizimin e objekteve pa respektuar distancat nga brigjet, nga rrugët nacionale e urbane,

– legalizimin e objekteve pranë linjave dhe shtyllave të tensionit të lartë, kanaleve kulluese dhe brezit mbrojtës,

– ndryshimin e zërit kadastral pa marrë më parë konfirmimin nga autoritet kompetente.

Etiketa: Kontrolli i Larte i Shtetit
Pas

Pse disa njerëz janë më “tërheqës” se disa të tjerë për mushkonjat

Para

Si po i kalon Rama pushimet, FOTO me Zahon e vogël

Para
Si po i kalon Rama pushimet, FOTO me Zahon e vogël

Si po i kalon Rama pushimet, FOTO me Zahon e vogël

Discussion about this post

 



Të Fundit

Moment i tmerrshëm kur shpërthen zjarri brenda kabinës së një avioni në Sydney. Pasagjerët ndihmojnë ekuipazhin

Izraeli dhe Siria do kenë takim të nivelit të lartë të enjten, me ndërmjetësimin e SHBA-së

Sërish probleme për sulmuesin e Realit, por madrilenët kanë besim

Shpëtuan një të moshuar nga zjarri në Korçë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit falënderon punonjësit e Patrullës së Përgjithshme në DVP Korçë

“I dhanë ilaç gjumi dhe ishte i lodhur”, djali i Biden zbulon arsyen e performancës së dobët të babait në debatin me Donald Trump

Dita Botërore e Trurit, ministria Albana Koçiu ndan rastin e pacientes 16-vjeçare: Ndërhyrje moderne

Bota e muzikës në zi! Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e Rock & Roll, Ozzy Osbourne

Zyrtari rus arrestohet për përvetësim të 9 milionë eurove nga projektet e fortifikimit në kufirin me Ukrainën

Greqi/ Zjarr i madh në Korinth, flakët dalin jashtë kontrollit. Banorët urdhërohen të evakuohen

Kuvendi i Kosovës gjen “shpëtim” te kushtetuesja! Më 26 korrik skadon afati i vënë nga gjykata, ekspertët: Nuk rrezikohen mandatet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.