18:31 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

KLSH publikon auditimin e performancës: Qeveria ka dështuar në luftën kundër informalitetit me kasat fiskale, është 50%

19:09 | 12/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bizneset e vogla në TVSH, nisin trajnimet e subjekteve pranë tatimeve

Lufta kundër informalitetit ka qenë një nga aksionet më të komentuara të qeverisjes së Edi Ramës, ndërsa për Kontrollin e lartë të Shtetit qeveria ka dështuar me politikat për kasat fiskale.

Sipas KLSH-së shifrat e informalitetit dhe evazionit fiscal vijojnë të mbeten të larta ndërsa argumenton se për ‘efektivitetin e kasave fiskale në rritjen e të ardhurave tatimore’, kapin vlerën e 50%.

Në këtë kontekst KLSH së bashku me raportin i ka dërguar qeverisë edhe 21 konkluzione si dhe 17 rekomandime.

“Shuma prej 46.5 milionë euro të shpenzuara për 27 lloje të kasave fiskale në përdorim, nuk ka sjellë ndonjë përmirësim të dukshëm në të ardhurat tatimore nga TVSH e brendshme apo nga Tatimi i Fitimit.  Nga nr. prej 155 mijë kasave të instaluara gjithsejt, 3/4 e kasave fiskale janë të vendosura në subjektet tatimpagues të regjistruar si biznes i vogël”, thuhet në raportin e KLSH.

Në përfundim të auditimit të performancs me temë temë “Efektiviteti i kasave fiskale në rritjen e të ardhurave tatimore”, KLSH arrin në konkluzionet se ekonomia informale vijon të mbetet aktive gjë e cila është e dëmshme për rritjen ekonomike të vendit.

RAPORTI I PLOTË:

“Efektiviteti i kasave fiskale në rritjen e të ardhurave tatimore”

KLSH përfundoi auditimin e performancës me temë “Efektiviteti i kasave fiskale në rritjen e të ardhurave tatimore” të ushtruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe Ministrinë e Financave e Ekonomisë, duke u shtrirë edhe në 6 Drejtori Rajonale Tatimore, me qëllim vlerësimin e çështjeve që lidhen me efektivitetin e funksioneve menaxhuese, monitoruese dhe performancën e strukturave përgjegjëse; auditim ky i miratuar nga Kryetari me Vendimin nr. 179 datë 31.12.2019.

Sistemi i paisjeve fiskale përgjatë 10 vjeçarit të zbatimit ka pësuar luhatje të vazhdueshme, si në rrafshin e ndryshimeve organizative tatimore, ashtu edhe në marrëdhëniet me biznesin. Në optikën e auditimit të performancës, “efektiviteti i kasave fiskale” është një temë e lidhur me dy shtylla kryesore të buxhetit: së pari, në luftën kundër evazionit fiskal dhe së dyti në rritjen e të ardhurave tatimore. Ekonomia informale është e dëmshme për rritjen ekonomike të çdo vendi dhe implementimi i kasave fiskale kishte si qëllim kryesor, të ndihmoje formalizimin dhe reduktimin e evazionit fiskal.      

Rritja e ndërgjegjësimit mbi nevojën për të paguar tatimet dhe besimi i qytetarëve për drejtësi në sistemin tatimor, është një problem edhe për vendet e zhvilluara, të cilat përballen me një shkallë të caktuar të ekonomisë informale, që përbën një problem kyç në zhvillimin ekonomik të të gjitha vendeve. Ekonomia informale në Shqipëri përllogaritet rreth 50%, çka përbën sfidë dhe kosto për ekonominë kombëtare, qeverinë dhe bizneset e ndershme. Ndërsa sipas raportit të Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi ekonomitë informale për periudhën 1991-2015, Shqipëria renditet në vendin e 54 në botë (nga 91 vende të marra në studim) me 28.5% të të ardhurave ndaj Produktit të Brendshëm Bruto (GDP) gjatë kësaj periudhe.

Nga auditimi rezulton se, instalimi dhe përdorimi i pajisjeve fiskale është interpretuar nga organet shtetërore si “shkopi magjik” për rritjen e të ardhurave tatimore dhe uljen e evazionit fiskal, por megjithë koston e konsiderueshme në implementimin e tyre, pajisjet fiskale nuk kanë patur efektivitet në rritjen e të ardhurave tatimore në Buxhetin e Shtetit.

Implementimi i pajisjeve fiskale kërkon përpjekje të vazhdueshme dhe kushton si për administratën ashtu edhe për subjektet tatimpagues që duhet të zbatojnë kërkesat e përdorimit të pajisjeve fiskale.

Shuma prej 46.5 milionë euro të shpenzuara për 27 lloje të kasave fiskale në përdorim, nuk ka sjellë ndonjë përmirësim të dukshëm në të ardhurat tatimore nga TVSH e brendshme apo nga Tatimi i Fitimit.  Nga nr. prej 155 mijë kasave të instaluara gjithsejt, 3/4 e kasave fiskale janë të vendosura në subjektet tatimpagues të regjistruar si biznes i vogël.

Në krahasim me vitin 2009, ka rënë ndjeshëm pesha e të ardhurave nga TVSh, që mblidhet nga tatimet. Në vitin 2009, tatimet mblidhnin 30% të TVSH-së totale, ndërsa për periudhën 2010-2018, pesha mesatare e TVSH-së së mbledhur nga tatimet ishte 24%. Ashtu si në periudhë para implementimit të kasave fiskale, mbi 76% e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar arkëtohet në dogana nga mallrat e importit, ndërkohë që vlera e shtuar është shumë më e lartë nga importi i mallrave deri te shitja finale. Pavarësisht rritjes së xhiros së raportuar nga kasat, ajo që konstatohet në periudhën 2017-2018 është ulja e raportimit mesatar për kupon.

Më konkretisht, MFE dhe DPT nuk kanë patur objektiva dhe një Strategji për pajisjet fiskale si pjesë e një përmirësimi gjithëpërfshirës të luftës kundër evazionit fiskal, që do të përcaktonte qartë risqet për segmentet e ndryshme të tatimpaguesve dhe parashikonte masa për zbutjen e këtyre risqeve. Kontrollet e ushtruara nga Administrata Tatimore Qendrore në subjektet tatimpagues për përdorimin e pajisjeve fiskale, janë organizuar me fushata, ndërsa masat shtrënguese nuk kanë dhënë efektin e pritshëm në uljen e evazionit tatimor nëpërmjet  rritjes së të ardhurave tatimore nga TVSh e brendshme apo tatimi mbi fitimin.

  • Në mënyrë të sintetizuar, problematikat kryesore të konstatuara nga ky auditim performance janë:

– Si institucioni përgjegjës për financat dhe ekonominë e vendit, MFE nuk ka përcaktuar detyra konkrete mbi menaxhimin dhe monitorimin e mbarëvajtjes së sistemit të kasave fiskale, monitorimin ndaj DPT në lidhje me objektivat e kësaj të fundit, në mbarëvajtjen e sistemit të kasave fiskale;

– Nuk janë vendosur objektiva të qarta dhe përfitimet që do të kishte nga sistemi i kasave fiskale, si dhe nuk janë përcaktuar tregues për performancën e sitemit në vijimësi. Vendosja e objektivave është hapi i parë më i rëndësishëm për implementimin e sistemeve të paisjeve fiskale.

– Zgjerimi i përdorimit të kasave fiskale ka krijuar iluzionin e një mekanizmi të përmirësuar të rritjes së të ardhurave tatimore, por faktikisht ndikimi i tyre ka qenë i dobët në rritjen e të ardhurave tatimore. Kërkesa për tatimpaguesit që të raportojnë shumën e xhiros në fund të ditës le shkas për raportim të pasaktë të xhiros së realizuar nga ana e tyre. Dhe për fshehjen e xhiros së realizuar.

– Mungesa e një modeli të suksesshëm për reduktimin e evazionit fiskal, së bashku me zbatimin efektiv të përdorimit të kasave fiskale që është i përhapur dhe i dukshëm, do të vazhdojë të pengojë përmirësimet e ndjeshme në rritjen e të ardhurave.

– Duhet theksuar se politikë-bërja në çështjen e kasave është fokusuar më shumë në aspektet teknike të kasave dhe të rritjes së masave ndëshkimore për tatimpaguesit në rastet e mospajisjes me kasë fiskale dhe të moslëshimit të kuponit tatimor; kështu për periudhën 2017 – 2018 janë konstatuar 9 348 raste të shkeljeve për kasat fiskale, për të cilat DPT ka aplikuar gjoba në vlerën prej 536 milion lekësh ose rreth 4.3 milion €, që përbëjnë pothuaj 10 % të shpenzimeve gjithsejt të bëra për kasat fiskale që nga fillimi i implementimit në v .2010..

– Të dhënat e sistemit të kasave fiskale kanë potencialin për t’u bërë një burim i besueshëm i treguesve ekonomikë për vendimmarrësit dhe rregullatorët e politikave, lehtësimin e kontrolleve, etj. avantazhe të cilat nuk është shfrytëzuar nga MFE dhe DPT.

  • Bazuar në përvojën e vendeve të zhvilluara në përpjekjet për të luftuar ekonominë informale Qeveria ka ndërmarrë një nismë për modernizimin e sistemit të monitorimit të taksave.

Qëllimi përfundimtar i sistemit të ri të fiskalizimit është rritja e të ardhurave buxhetore dhe zbatimi i kontrollit efektiv mbi transaksionet cash dhe jo cash në Republikën e Shqipërisë, duke krijuar faturën elektronike, e-invoice, me qëllim gjurmimin dhe identifikimit në kohë reale të transaksioneve që kryen biznesi.

Projekti synon që të gjitha transaksionet midis bizneseve dhe konsumatorit do të raportohen tek Administrata Tatimore në kohë reale, bazuar në sistemin e ri të pajisjeve fiskale, ndërsa të gjitha transaksionet ndërmjet biznesit me njëri – tjetrin dhe ndërmjet biznesit me organet publike do të bëhen në bazë të faturës elektronike.

Përmirësimi i modulit të menaxhimit të kontrollit të faturimit bart edhe risqe, më kryesoret do të vlerësonim:

  • Miratimi jo në kohë i ndryshimeve ligjore dhe akteve nënligjore, i cili vështirëson realizimin e kërkesave të projektit;
  • Mospërshtatja e sistemit të ri me pajisjet fiskale aktuale dhe integrimi me sistemin bazë të tatimeve gjë e cila do të shoqërohet me rritje të kostos për bizneset;
  • Mungesa e bashkëpunimit dhe reagimi negativ i aktorëve kryesorë të këtij projekti jashtë administratës tatimore (tatimpaguesit, shoqëritë e autorizuara etj.);
  • Mungesa e bashkëpunimit nga aktorët kryesor për ndërtimin e regjistrit të pasurive të luajtshme/paluajtshme dhe të institucioneve financiare.
  • Implementimi i sistemit të ri për bizneset që ushtrojnë aktivitetin në zonat rurale, etj…..

Në Vendimin e Kryetarit të KLSH-së (i cili ndodhet i plotë në ËEB-in e KLSH-së) për auditimin e performancës “Efektiviteti i i kasave fiskale në rritjen e të ardhurave tatimore” janë trajtuar gjërësisht 21 konkluzione dhe janë dhënë 17 rekomandime për organet e qeverisjes qendrore (MFE dhe DPT) të cilat adresojnë eliminimin e mangësive dhe përmirësimin në të ardhmen të 3 E-ve (ekonomicitetin, efektivitetin dhe eficiencën) në imlementimin e paisjeve fiskale.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: AUDITIMIevazioni fiskalinformalitetiKLSHLUFTA KUNDER INFORMALIETIT
Pas

“Më shpallën më seksin sapo hyra në burg, më do çdo mashkull”, rrëfehet nga qelia “Zogu”: Do tentoj të vras veten nëse…

Para

“Na rreshtonte dhe na drejtonte armën mua dhe fëmijëve”, gruaja rrëfen historinë tronditëse me ish-burrin polic

Para
“Na rreshtonte dhe na drejtonte armën mua dhe fëmijëve”, gruaja rrëfen historinë tronditëse me ish-burrin polic

"Na rreshtonte dhe na drejtonte armën mua dhe fëmijëve", gruaja rrëfen historinë tronditëse me ish-burrin polic

Discussion about this post

 



Të Fundit

Amnistia e qeverisë 48 orë para zgjedhjeve, reagon Partia Demokratike: U shkel Kodi Zgjedhir dhe barazia në garë

Bari/ Grupi italo-shqiptarë kthejnë apartamentin në laborator kokaine dhe marihuane, goditet grupi italo-shqiptar me 10 persona

Donald Trump: Jam dakord që amerikanët e pasur të taksohen më shumë, por ia lë në dorë Kongresit

Arrestohet në Itali shqiptari i kërkuar prej 10 vitesh, u zbulua nga sistemi digjital i hoteleve

SHBA tërhiqet në luftën tregtare, administrata Trump synon uljen e tarifave ndaj Kinës

Aksident i rëndë në Fresk gjatë ‘Giro d’Italia’, Mikel Landa dërgohet në spital pas përplasjes mes disa çiklistëve.

Policia e Korçës reagon ndaj pretendimeve për shitblerje votash në Podgorie, Maliq

Durrës, materialet zgjedhore mbërrijnë në masa të rrepta sigurie dy ditë para zgjedhjeve

Qeveria falë gjobat e papaguara ndaj qytetarëve dhe bizneseve përgjatë janarit 2015-nëntor 2025

Gjykata e Posaçme ul dënimet për grupin e Lazaratit, pushohet çështja për një nga të akuzuarit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.