03:24 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

KMSH dhe ambasada amerikane seminar me prindër nga Pogradeci për parandalimin e radikalizmit

21:44 | 11/01/2017
në Aktualitet, Sociale, Te Gjitha
0
KMSH dhe ambasada amerikane seminar me prindër nga Pogradeci për parandalimin e radikalizmit

Prindër dhe imamë nga zona të ndryshme të Pogradecit morën pjesë në seminarin me temë “Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit duke promovuar vlerat demokratike dhe angazhimin qytetar” organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe Ambasada e SHBA-ve në Tiranë në kuadër të projektit po me të njëjtin emër.

Në panelin e referuesve ishin të pranishëm nënkryetari i KMSH-së, z. Gazmend Aga, drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë në KMSH, z. Fejzi Shaholli, zyrtari i lartë i ambasadës së SHBA në Tiranë z. Geoffrey Parker, Myftiu i Durrësit, z. Redi Quku, myftiu i Pogradecit, z. Namik Mahmutllari, imamë dhe prindër të fëmijëve që janë pjesë e projektit.

Nënkryetari i KMSH-së, Gazmend Aga në referimin e tij u fokusua tek arsimi si një nga pikat kyçe dhe ndër faktorët më të rëndësishëm në parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Ndër të tjera ai u ndal tek shenjat e ekstremizmit, si ta parandalojmë dhe mënyrat më të mira të zgjidhjes së këtij fenomeni.

Përfaqësuesi i Ambasadës Amerikane z. Parker tha se ne jemi bërë partnerë me Komunitetin Mysliman për të ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit ndaj këtij fenomeni dhe për t’i treguar fëmijëve tanë që konflikti dhe dhuna nuk do t’i japin kuptim jetës së tyre. Mesazhi që po jep Komuniteti Mysliman na tregon që kuptimi i jetës suaj vjen nga ajo që ju ndërtoni, jo nga ajo që ju shkatërroni.  Vjen nga ndihma që i jepni një fqinji të sëmurë. Vjen nga respektimi i ligjeve dhe njëri-tjetrit në komunitet. Dhe vjen nga angazhimi në shoqërinë tuaj demokratike. Këto janë mesazhet që ne u japim fëmijëve që marrin pjesë në këtë program.

Myftiu i Durrësit, Redi Quku në referimin e tij theksoi se çdo qytetar i këtij duhet të punojë fort për të kontribuar në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, qoftë ai me karakter fetar, politik apo nacionale. Ai shtoi se duhet një bashkëpunim i ngushtë mes shoqërisë civile, organizatave dhe instancave shtetërore.

Projekti “Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit duke promovuar vlerat demokratike dhe angazhimin qytetar” është i shtrirë në qytetet e Kavajës, Librazhdit, Elbasanit dhe Pogradecit.

Këto aktivitete janë vazhdë e projektit për promovimin e vlerave demokratike dhe qytetarisë aktive mes të rinjve organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë me mbështetjen financiare të ambasadës së SHBA-ve ne Tiranë. (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: gazmend agakmshPogradecradikalizmi
Pas

Hipoteka i jep pronën humbësit të gjyqit, reagon ministri Manjani: Që nesër fillon inspektimi i rastit

Para

Reshje të dendura bore në Tiranë, probleme në qarkullimin e automjeteve

Para
Reshje të dendura bore në Tiranë, probleme në qarkullimin e automjeteve

Reshje të dendura bore në Tiranë, probleme në qarkullimin e automjeteve

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.