06:21 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Do të ndalohet hyrja e besimtarëve…/ KMSH rimerr masa ndaj COVID-19: Ja protokolli që duhet të zbatoni në xhami

19:07 | 13/07/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Besimtarët myslimanë falin Fiter Bajramin, mbipopullohen xhamitë në kryeqytet

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka marrë disa masa sërish për parandalimin e përhapjes së virusit, që pas rritjes së numrit të prekurve me COVID-19.

KMSH thotë se këto masa kufizuese në lidhje me jetën fetare në vend, kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit të besimtarëve.

Ndër masat kufizuese përfshihet ndalimi i përdorimit të tualeteve i abdesthaneve. Gjithashtu do të ndalohet edhe hyrja në xhami e të gjithë besimtarëve nën 12 vjeç dhe atyre mbi 65 vjeç.

Çdo besimtar duhet të ketë sexhaden e tij personale si dhe të mbajë distancën nga të tjerët.

“Të nderuar besimtarë e besimtare! Prej disa muajsh jemi në një situatë të pazakontë, e cila ka sjellë mjaft vështirësi dhe kufizime në jetën dhe përditshmërinë tonë.

Të vetëdijshëm që mbrojtja e shëndetit dhe jetës së çdo njeriu është detyrim parësor për të gjithë ne, që në fillimet e përhapjes së pandemisë COVID-19, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë mori disa masa parandaluese dhe vendime kufizuese në lidhje me jetën fetare në vend.

Ditët e fundit verëhet një shtim i ndjeshëm në rastet e prekura me koronavirus, rritje e numrit të vdekjeve si pasojë e këtij virusi si dhe përhapje e kësaj sëmundjeje në të gjithë territorin e vendit.

Nisur nga kjo situatë, KMSH u ka kërkuar të gjithë myftijve, nëpërmjet një qarkoreje, zbatimin me rigorozotet të të gjitha masave të marra më herët për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Protokolli i masave: • Dezinfektimi i xhamive para se të fillojë frekuentimi. • Marrja e abdesit në shtëpi. • Mbajtja e maskës dhe e dorezave. • Çdo besimtar duhet të ketë me vete sexhade personale. • Mbajtja e distancës fizike gjatë ritualeve. • Ndalohet përdorimi i abdesthaneve dhe tualeteve. Personat me simptoma të sëmundjes nuk lejohen të hyjnë në xhami, si dhe personat me sëmundje kronike. • Nuk lejohen në xhami grupmoshat nën 12 vjeç si dhe mosha mbi 65 vjeç. • Ndalohet qëndrimi në xhami para dhe pas ritualeve si dhe prekja e sendeve si libra, Kur’anë, rafte, etj… • Hytbeja e xhumasë të mos jetë më shumë se 10 minuta. • Hyrja dhe dalja në xhami të mos jetë në grup.

Ngarkohen të gjitha myftinitë për zbatimin e këtyre masave. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në të gjitha masat e marra dhe në të gjithë hapat që do hidhen në vazhdimësi është konsultuar dhe konsultohet me organet kompetente të shëndetësisë, me synimin dhe qëllimin e vetëm të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së besimtarëve, sidomos të asaj pjese që janë më të rrezikuar nga kjo pandemi dhe që njëkohësisht janë edhe frekuentues të rregullt të xhamive, baballarët dhe gjyshërit tanë.

Falënderojmë të gjithë besimtarët që mirëkuptuan, bashkëpunuan dhe u solidarizuan si asnjëherë më parë në përballimin e kësaj situate”, thuhet në deklaratën e KMSH.

Etiketa: kmsh
Pas

Thaçi ka 5 orë që është duke u intervistuar në Hagë, avokati zbulon arsyet pse po vazhdon kaq gjatë

Para

Vjen reagimi i parë i opozitës së bashkuar për listat e hapura dhe heqjen e koalicioneve: Kemi informuar presidentin dhe partnerët tanë strategjikë për këtë akt të paprecedentë

Para
Opozita e bashkuar bojkoton Kuvendin edhe nesër, mblidhet në Durrës

Vjen reagimi i parë i opozitës së bashkuar për listat e hapura dhe heqjen e koalicioneve: Kemi informuar presidentin dhe partnerët tanë strategjikë për këtë akt të paprecedentë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Putin e konfirmon: Rusia është gati për negociata me Ukrainën pas 22 qershorit

Lufta/ Putini i telefonon Trump: Jam gati për të ndërmjetësuar midis Iranit dhe Izraelit!

Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!

Kërcënon Netanyahu : Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.