Ish deputeti gjerman në Parlamentin Evropian, Kurt Fleckenstein, ka shprehur bindjen se Kosova ka nevojë për Qeverinë “Kurti”, deri në përfundimin e pandemisë së koronavirusit.
Në një postim në “Twitter”, ai ka thënë se pas përfundimit të krizës pandemike duhet të mbahen zgjedhje në Kosovë. Sipas tij, kjo është vetmja zgjidhje kushtetuese për ështu do të sigurohej kushtetutshmëria e procesit.
“Jam i bindur: Kosova ka nevojë për këtë Qeveri derisa të përfundojë COVID-19 dhe pastaj duhet të mbahen zgjedhjet. Kjo është e vetmja mënyrë për ta ruajtur kushtetutshmërinë e procesit dhe për ta siguruar Kosovën si shtet dhe en titet serioz që aspiron t’i bashkohet BE-së”, shkruan ai.