06:55 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Knut Fleckenstein deri në fund me Ramën: Djegia e mandateve e rrezikshme, ka thashetheme se…

09:26 | 21/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Knut Fleckenstein deri në fund me Ramën: Djegia e mandateve e rrezikshme, ka thashetheme se…

Knut Fleckenstein, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, në një intervistë të dhënë së fundi ka komentuar zhvillimet politike në vend, teksa e cilëson të rrezikshëm vendimin e opozitës për djegien e mandateve. Po ashtu ai kërkon që protestat të jenë paqësore dhe të shmanget dhuna, ndërsa thotë se ka thashetheme se opozita nuk do të jetë pjesë e zgjedhjeve lokale.

“Anëtarët e parlamentit zgjidhen për të përfaqësuar votuesit e tyre në parlament, kjo duhet të jetë e qartë për këdo, por kjo nuk është e re, të gjithë e dinë që ky është opinioni im, edhe i Eduart Kukanit nga EPP, dhe nga dy parti të mëdha në Europë”, shprehet Fleckenstein në një intervistë.

Pjesë nga intervista për mediat:

Për momentin, ajo që kam dëgjuar unë tingëllon shumë e rrezikshme. Kam dëgjuar që opozita jo për herë të parë, do të djegë mandatet dhe këtë nuk e kuptojmë në Bruksel. Politikanët, anëtarët e parlamentit zgjidhen për të përfaqësuar në parlament një alternativë më të mirë se politikat e qeverisë. Si mund të bëjnë këtë nëse nuk marrin pjesë?

E dyta, kam dëgjuar që mund të ketë një bojkot të zgjedhjeve gjithashtu, por shpresoj që ky të jetë vetëm thashethem, sepse mendoj se zgjedhjet do të zhvillohen gjithsesi.

E treta gjë janë protestat. Në parim është gjë e mirë sepse tregon se njerëzit duan të vihen re, e për sa kohë është paqësore mendoj se është e drejta e njerëzve dhe ata duhet të shprehin ndjenjat

Kam parë kryesisht njerëz shumë paqësor në protestë, por pashë edhe disa që përdorën dhunë kundër Kryeministrisë. Duhet të jemi të qartë të gjithë, qoftë opozita, qoftë mazhoranca, që dhuna nuk lejohet.

Dhe duhet të jemi të qartë që janë përgjegjës ata që ftojnë për protesta, ata duhet të kujdesen që protestuesit në rrugë janë paqësorë.

Më shqetëson më shumë bojkoti apo djegia e mandateve, nuk jam i sigurt që s’do të jetë shqetësuese… nëse Shqipëria nuk ka një parlament funksional apo nëse opozita nuk do të kontribuojë, prandaj po mendoj se do të ndikojë dhe mund vetëm të shpresoj , që kushdo ta kuptojë, s’duhet të habiten nëse negociatat shtyhen sërish.

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Etiketa: djegia e mandateveKnut Fleckenstein
Pas

Simeone iu tregoi t*pet pas humbjes, Allegri: Më keq se kaq…

Para

Temperaturat shkojnë deri në 19 gradë, si pritet të jetë moti sot

Para
Pushime në gjysmën e dytë të gushtit? Ja si parashikohet moti për ditët në vazhdim

Temperaturat shkojnë deri në 19 gradë, si pritet të jetë moti sot

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.