00:40 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Knut Fleckenstein flet për reformën zgjedhore: Qeveria funksionale, PD i ka dyert e hapura

15:30 | 10/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fleckenstein i del në mbrojtje Ramës: BE s’duhet të vendosë më kushte, të hapen sa më shpejt negociatat për Shqipërinë

Në takimin e rradhës të zhvilluar sot nga Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian pjesë e tryezës ka qenë edhe raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein.

Fleckenstein në fjalën e tij është shprehur i kënaqur me punën e këshillit dhe me qëndrimin e ambasadës amerikane, qëndrim i cili është në të njëjtën vijë me Bashkimin Europian për situatën aktuale në Shqipëri.

Ndër të tjera në lidhje me reformën zgjedhore ai u shpreh se:” Unë e kam shprehur mendimin tim se çfarë po ndodh në këtë parlament dhe nuk dua qe të përsërisë veten. Jam i kënaqur që Palmer kishte të njëjtin mendim me ne. Po ashtu jam i kënaqur që këshilli po vazhdon punën e tij.

Duke pasur parasysh një qeveri funksionale dhe kjo gjë u konfirmua edhe nga SHBA dhe BE, unë jam optimist për progresin, por optimizimi im është një optimizëm i kujdesshëm. Ne si Parlament Europian kemi dyert e hapura si për qeverinë edhe për PD. Ne jemi në mbështetjen tuaj duam që ju të ngrini zërin të flisni qartë, jemi duke ju dëgjuar.”

Gjithashtu Fleckenstein nga tavolina e sotme e Këshillit Kombëtar të Integrimit është shprehur mjaft i zhgënyer nga LSI dhe kryetarja Monika Kryemadhi.

“Nuk dua të nxis më tej tension në situatën e krijuar në Tiranë. Jam i kënaqur që Këshilli Kombëtar po vijon punën e tij. U zhgënjeva shumë nga kryetarja e LSI-së, për arsye se ajo tha vetëm një fjali në fund të takimit. Ata e kanë marrë vendimin e tyre, që në Shqipëri ka nevojë për ndërrim pushteti, dhe në rast se ne nuk e kuptojmë këtë gjë nuk është problemi i tyre. Ky është një mesazh i qartë dhe besoj se ata në Bruksel dhe ata që janë Shqipëri duhet ta kuptojnë se në cilën anë ndodhet secili prej nesh”, u shpreh ai. 

Fokusi i takimit të sotëm është ecuria e Reformës në Drejtësi dhe ngritja e organeve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë.

Kujtojmë se në një takim me gazetarët ditën e djeshme, Palmer u shpreh se nuk ishte në Shqipëri për të negociuar zgjidhjen e krizës politike do të ishte fatkeqësi në rast se opozita nuk do të merrte pjesë në zgjedhje.(lexo këtu)

Ndërkohë në një intervistë për Deutche Welle, Fleckenstein pak kohë më parë tha se: “Nuk mund të them nëse kjo është e drejtë apo e gabuar, por di që parlamentarët duhet ta kryejnë punën e tyre në Parlament. Jam i zhgënjyer, që papushim na duhet të flasim për atë që deputetët t’i ushtrojnë apo jo mandatet e tyre”.

Pas

Aksidenti në Shkodër/ Vdesin 2 gra, 5 të plagosur. Policia jep detajet (Emrat)

Para

Ministrja Gjonaj konstaton shkelje të punonjësve në burgun e Vlorës, ja çfarë paralajmëron

Para
Ministrja Gjonaj konstaton shkelje të punonjësve në burgun e Vlorës, ja çfarë paralajmëron

Ministrja Gjonaj konstaton shkelje të punonjësve në burgun e Vlorës, ja çfarë paralajmëron

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha falënderon Peter Beyer, Lordin Jackson dhe Chris LaCivita: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

LaCivita apel për zgjedhjet: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje, votoni për të ardhmen tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë

Reperi Stresi në mitingun e PD: I kam thënë Noizy-t se është në partinë e gabuar, Erion Veliaj po më sheh me shokët e tij

Blendi Gonxhja: Votoni PS! Më 11 maj hapim një epokë të re, atë të Shqipërisë evropiane

PS e Fierit denoncon PD. Po urdhërojnë komisionerët që te mos paraqiten në qendra e votimit në orarin e caktuar

Nis takimi përmbyllës i fushatës elektorale e PD në Tiranë, Sali Berisha shoqërohet nga LaCivita

Mitingu i mbylljes së fushatës, Edi Rama dhe Linda Rama i bashkohen socialistëve në Parkun Olimpik të Tiranës

Pogradec/Përplaset nga automjeti një 73-vjeçare, jashtë rrezikut për jetën

Edi Rama video-mesazh për 11 majin: Më 19:30 me Tiranën dhe për Shqipërinë 2030 në BE!

Faza e parë e “Giro d’Italia 2025” përmbyllet me sukses. Policia e Shtetit, kontribut thelbësor në mbarëvajtjen e aktivitetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.