Dilema më e madhe e këtyre ditëve të fundit është mënyra sesi do të formohen koalicionet paszgjedhore. Shumë analistë kanë hedhur idenë e një koalicioni të madh duke u mbështetur dhe te sjella mjaft e zbutur e Ramës dhe Bashës në raport me njëri-tjetrin.
Po nga Fieri kreu i Grupit Parlamentar Socialist është shprehur u bindur se PS-ja do të arrijë të marrë shumicën e vendeve në Parlament e vetme.
“Marrëveshja me PD, ishte një marrëveshje në të mirë të vendit. Askush nuk dëshiron prishjen e stabilitetit që kemi arritur, askush nuk do të dëshironte të vihej në diskutim rezultati zgjedhor” ka thënë kandidati Ruçi.
“Por shpreh bindjen dhe ju garantoj se nuk do të ketë koalicione as me PD dhe as me LSI në qeverisjen tonë pas 25 qershorit. Të votojmë të gjithë PS për të patur në krye të qeverisë tonë Edi Ramën, projektuesin e reformave më të mëdha të vendit, për të qeverisur të vetëm dhe siç dimë ne të ndërtojmë shtet” u shpreh më tej kreu i grupit të PS-së.
“Për herë të parë në këto zgjedhje nuk ka ankth dhe frikë”, ka thënë Gramoz Ruci. Janë zgjedhjet kur pas numërimit të votave, humbësi të pranojë humbjen dhe fituesi të menaxhojë fitoren”, perfundoi ai. (E.K/SHUPLAKA)