Koalicioni ABEOK (Aleanca Ora Kombëtare-Emigracioni- Bashkimi Popullor dhe Konservatorët) i ka kërkuar KQZ-së që t’i vihet në dispozicion vendimi për votimin e emigrantëve.
Npërmjet një dokumenti zyrtar, ABEOK sqaron se një kërkesë të tillë e kanë bërë edhe më herët, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
“Kërkojmë nga komisioni Qendror i Zgjedhjeve të na pajisë me vendimin e komisionit Qendror të Zgjedhjeve për votimin e shqiptarëve jashtë vendit. Kërkojmë nga komisioni Qendror i zgjedhjeve edhe herë të tjera për problemin si më sipër dhe nuk kemi marrë përgjigje zyrtare nga ana e institucionit tuaj”, thuhet në kërkesën e ABEOK.
(E.H/Faxweb.al)