Kryetari i Partisë LIBRA, Ben Blushi ka përjashtuar mundësinë e një bashkimi me LSI-në nëse kjo e fundit del në zgjedhje e vetme dhe jo në koalicion me PS-në gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan.
“Që ditën e parë që jemi mbledhur, vendimi i parë që kemi marr, ka qenë për vendime në grup. Unë personalisht dua të dalim në zgjedhje vetëm, por nëse grupi vendos të kundërtën unë do i nënshtrohem vendimit të tyre. Partitë e vogla zgjedhin t’i bashkohen të mëdhave, sepse sot i tillë është sistemi…”, ka deklaruar Blushi.
I pyetur nëse grupimi i tij partiak vendoste të bashkohen në koalicion me PS-në, Ben Blushi ta se do e respektonte vendimin e anëtarëve. Por do të merrte një vendim personal,dhe mund të largohej edhe nga LIBRA nëse hipotetikisht ndodh bashkimi me partinë e Edi Ramës. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post