14:34 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Koalicioni Euroatlantik në mbështetje totale për SPAK”, Basha: Kandidatët tanë s’tremben nga sirena e policisë, as u duket “O Rame, o Rame” si sirenë sepse janë njerëz të ndershëm

10:44 | 05/04/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Koalicioni Euroatlantik në mbështetje totale për SPAK”, Basha: Kandidatët tanë s’tremben nga sirena e policisë, as u duket “O Rame, o Rame” si sirenë sepse janë njerëz të ndershëm

Drejtuesi politik i Koalicionit euroatlantik, Lulzim Basha, prezantoi sot kandidatët për deputetë Diana Toma, Shemsi Prençi, Eduard Kelmendi, Marçel Hila dhe Irsida Shehi para strukturave të degëve 7 dhe 10 në Tiranë.

Në fjalën e tij Basha foli për angazhimet e Koalicionit Euroatlantik sa i përketë antikorrupsionit. Sipas tij, vettingu i politikanëve, heqja e imunitetit të parlamentarëve dhe projektvendimi për mbështetje të SPAK, të cilët kanë një vit e gjysmë në syrtaret e parlamentit dhe nuk sillen për diskutim nga ata që liruan të korruptuarit e dënuar nga GJKKO, do të janë mbështetje reale për institucionet e drejtësië.

Ai më tej tha se themelimi i Njësisë së Rikuperimit të Pasurive të Vjedhura është një praktik e suksesshme për vendet që kanë pasur këto nivele korrupsioni, do të gjurmojë dhe do të rikthejë tek qytetarët pasuritë e vjedhura nga politikanët e korruptuar.

Basha gjithashtu tha se Koalicioni Euroatlantikë vjen me kandidatë të pastër, rrinë me kokën lartë, janë njerëz të lirë, të pakorruptuar, e si të tillë janë të pashantazhueshëm. Ndërsa nuk kurseu as ironinë, duke thënë se zëri i tij “O Rame, o Rame” nuk u vjen si sirenë policie.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Dy veçoritë që e ndajnë të bardhën nga e zeza me thikë. Ne jemi sot këtu, sepse prej ditës së parë e kemi nisur këtë rrugëtim me disa parime dhe bindje që u kemi qëndruar qëndrojmë dhe sot. E para, që llogaridhënia para drejtësisë nuk mund të shndërrojë skënd dhe asnjë forcë politike në një bunker për interesa personale. Që kush ka hesape të hapura me drejtësinë, duhet të përballet me drejtësinë.
Ne kemi qenë me vepra në mbështetje të luftës kundër korrupsionit. Ne kemi dërguar në Parlament ligjin për vettingun e politikanëve. Këta së bashku nuk e fusin as në rendin e ditës. Pse nuk e fusin në rendin e ditës në këtë palo parlament që në fund të fundit siç e pamë këta kontrollojnë shumicën dhe liruan të korruptuarit e Ramës bashkërisht. Nuk e sjellin ligjin për vettingun e politikanëve që e kam depozituar që nga nëntori i vitit 2023 në Kuvendin e Shqipërisë, sepse ka dy rrugë, ose ta miratojnë dhe pastaj vajmedet për ta, ose siç thotë Unikkatili “o ku ku për ty”, ose ta hedhin poshtë.
Kjo është një nga shtyllat në luftën kundër korrupsionit. Ne do t’i japim SPAK-ut mbështetjen totale, do ta nxjerrim nga arkivat e Kuvendit dhe do ta miratojmë projektpaketën për mbështetje financiare, për burime njerëzore dhe për infrastrukturë legjislative për SPAK-un në mënyrë që jo vetëm mos ta ngadalsojmë, por të dyfishojë rritmin e arrestimit për të korruptuarit.
Heqja e imunitetit të parlamentarëve, edhe kjo ka një vit e gjysmë që pret në syrtar, edhe këtë nuk e nxjerrin ta diskutojmë. Dhe së katërti, themelimi i Njësisë së Rikuperimit të Pasurive të Vjedhura. Një praktikë e suksesshme për vendet që kanë pasur këto nivele korrupsioni dhe me praktikat më të avancuara të hetimit, dhe me mbështetjen Euroatlantike do të gjurmojmë kudo që i kanë çuar pasuritë e tyre në Shqipëri dhe jashtë Shqipërie sepse nuk janë pasuritë e tyre, janë pasuritë e shqiptarëve dhe do t’ju kthehen shqiptarëve.
Kjo është kryesorja që na ndan. Shikoni kandidatët tanë, në radhë të parë e mbi të gjitha njerëz të lirë, se mbajnë kokën pas, nuk tremben sa herë bie sirena e policisë, as u duket zëri im “O Rame, o Rame” si sirenë e policie. Sepse rrinë me kokën lartë, janë njerëz të lirë, janë njerëz të pakorruptuar, e si të tillë janë të pashantazhueshëm.

Pas

U shoqërua nga efektivët, nis procedimi për Adriatik Alimadhin! Policia: Tentoi të largohej pavarësisht… Dyshime se në lokal organizoheshin baste sportive dhe lojëra fati

Para

Takim me Sindikatën e Bashkuar të Pavarur të Shqipërisë, Berisha premton: Sot firmosim bashkë kontratën! Në 100 ditët e para zgjidhet çështja e statusit të veçantë

Para
Takim me Sindikatën e Bashkuar të Pavarur të Shqipërisë, Berisha premton: Sot firmosim bashkë kontratën! Në 100 ditët e para zgjidhet çështja e statusit të veçantë

Takim me Sindikatën e Bashkuar të Pavarur të Shqipërisë, Berisha premton: Sot firmosim bashkë kontratën! Në 100 ditët e para zgjidhet çështja e statusit të veçantë

 



Të Fundit

“Kosova nuk harron”, Presidentja Osmani përkujton 26-vjetorin e masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan

SPAK, BKH dhe Policia e Shtetit aksion në Shkodër, shoqërohen disa persona të dyshuar për krime zgjedhore

“Aleatët e NATO-s duhet të rrisin shpenzimet për mbrojtjen”, ambasada e SHBA: Synimi është investimi sa 5% e PBB-së

Detaje/ Rrëmbimi i 29-vjeçares në Tiranë: U njohën në rrjete sociale, vajza s’pranoi të shkonte në shtëpinë e autorit, tentoi të hidhej nga makina

’11 maji’/ Celibashi, mesazh anëtarëve të grupeve të numërimit e të KZAZ-ve: Cenimi i votës së çdo kandidati në listën “e hapur” sjell pasoja ligjore!

Von der Leyen i uroi për fitoren, Rama i përgjigjet presidentes: Mbështetja jote ka shumë rëndësi në këtë moment përcaktues në rrugën e Shqipërisë drejt BE

Merr formë Parlamenti i ri/ Dominim i PS në numrin e ulëseve, PD tkurret, ka vend edhe për forcat e reja (Grafika)

Akuzohet për krime kibernetike ndaj qytetarëve amerikanë, ekstradohet drejt SHBA-ve i riu nga Kosova

SHBA kërkon 5% të PBB-së për mbrojtje, aleatët e NATO-s kërkojnë kompromis në Turqi

EMRI/ Përndiqte të miturën dhe e kanoste për t’i marrë para, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.