Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas deklaratës së Edi Ramës nga Vlora ku ky i fundit tha se kolalicioni me Ilir Metën ishte pengmarrje.
“Një pyetje kam edhe për PS dhe PD: kur LSI qenka kaq e keqe, përse e lusnin për koalicion?! Mund të tallen me veten, por jo me njerëzit!”, shkruan Manjani.
Sjellin në vëmendje që Rama nga Vlora tha se ka ardhur koha që PS të qeverisë e vetme nëse fiton zgjedhjet e 25 qershorit, pasi e vetme pa koalicione administrata shtetërore të jetë e tillë dhe jo e ndarë mes pushtetesh partiake.
“Kjo nuk mund të ndodhi më, t’ju japim mundësinë njerëzve siç e meritojnë. Këtu edhe një ish- polic bëhet drejtor muzeu. Na duhet të krijojmë makinerinë e shetit e jo të partive. Kjo është histori pengmarrje, ose ta pranoj koalcionin ose kap tepsi më të madhe te partia tjetër. Ky është ankand, ca lidhje ka kjo me demokracinë, shtetin. Dalin thonë përralla në televizion dhe dhëmbët në tepsi kur fiken kamerat. Na ndihmoni të mos mbyllim gojën kur shohim padrejtësiara dhe të mos bëjmë dot gjë. Demokracia nuk është anarki dhe pazar. Nëse demokracia funskionon është që shtetit të funksionojë siç duhet”, tha Rama. (J.V/Shuplaka)