Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën”, ka folur për herë të parë pas takimit me Ilir Metën, për koalicionin me LSI-në.
I pyetur nga gazetarja nëse ka afate për nënshkrimin e marrëveshjes për të hyrë në koalicion, Rama e ka pohuar diçka të tillë.
Rama: Edhe kjo mund të jetë
Gazetarja: S’e kisha menduar
Rama: E the pa menduar
Gazetarja: Njerëzit shikojnë mosbesim mes jush, shohim dreka e darka po s’ka nënshkrim
Rama: Me drekat e darkat merreni ju kronikanët e katundit mediatik dhe njerëzit lexojnë ato që i servirni ju
Gazetarja: Do hyni bashkë ne zgjedhje?
Rama: Do ta vendosim në momentin e duhur dhe s’ka ardhur akoma
Gazetarja: Do e vendosë ai?
Rama: Për ne s’ka pasur asnjëherë asnjë diskutim për këtë çështje, për ne koalicioni ka funksionuar në funksion të objektivave të mëdha. Sigurisht ka pasur probelmet e veta, por do kishte qenë çudi nëse s’do kishte pasur probleme sepse jemi dy forca të ndryshme.
Më tej kryeministri ka folur për presidentin e Republikës Bujar Nishani, të cilin e konsideron të njëanshëm. Ky reagim vjen pas pyetjes nëse presidenti do të zgjidhet me konsensus dhe nëse një kandidat i mundshëm do të jetë Nishani.
Ne kemi patur një takim pasi ka folur kryetari i LSI-së dhe i takonte atij si kryetar Kuvendi, që ne do të respektojmë kushtetuese, por ne dunim të respektonin PD dhe jemi përpjekur për këtë dhe për këtë arsye ne nuk do të prezantojmë kandidat në raundin e parë dhe shpresojmë që zëri i arsyes të shkojë në çadër. Të jesh konsensual do të thotë të kesh një paanshëmëri relatibve, Nishani nuk e ka patur këtë. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post