21:38 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Koalicioni opozitar deklaratë pas takimit: Dënojmë përpjekjet për tryeza fasadë, të përshkallëzohen protestat

20:30 | 26/04/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas deklaratave të Metës, vjen reagimi i parë nga PD-ja

Pas mbledhjes së aleatëve të PD-së në selinë blu, opozita ka reaguar përmes një deklaratë për mediat. Ata kanë diskutuar për situatën politike në vend, ngërçin politik dhe qëndrim që do mbajnë karshi zgjedhjeve.

Fillimisht, takimi i aleatëve opozitarë u organizua për të diskutuar mbi thirrjen e kreut të Kuvendit Ilir Meta për të diskutuar për zgjidhjen e situatës politike, për të cilën ata vendosën të mos merrnin pjesë.

Në deklaratën për median, opozita deklaron se kanë vendosur përshkallëzimin e aksionit politik të opozitës edhe më tej, duke mos u ndalur vetëm në protestën e së hënës kur u bllokuan rrugët.

DEKLARATA

Koalicioni Opozitar vendosi sot njëzëri përshkallëzimin e aksionit politik të opozitës, për të mos lejuar diktatin e krimit e të drogës me mbështetje qeveritare mbi votën e qytetarëve.

Koalicioni opozitar konfirmoi vendosmërinë për të mos lejuar votim fasadë të diktuar nga krimi dhe droga, duke nisur nga Kavaja.

Në funksion të këtij vendimi, të gjitha partitë politike anëtare të Koalicionit Opozitar, rikonfirmuan angazhimin masiv politik dhe popullor për mosbindje civile. Në kuadër të organizimit të mosbindjes civile dhe moslejimit të një procesi fasade elektoral, u miratua ngritja e shtabit koordinues të opozitës së bashkuar për bashkërendimin e aksionit popullor.

Po ashtu, Koalicioni i bashkuar Opozitar, dënoi dhe hodhi poshtë përpjekjet për tryeza fasadë me qëllim manipulimin e njëanshëm të Kodit Zgjedhor dhe klonimin e koalicioneve dhe opozitave fasadë në shërbim të narkoqeverisjes.

E vetmja zgjidhje për krizën politike në vend është krjimi pa vonesë i qeverisë teknike dhe dhënia e mandatit për krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme.

Koalicioni opozitar shpreh mirënjohjen për qëndresën e qindra-mijë qytetarëve në mbrojtje të lirisë dhe të drejtës themelore të votës së lirë dhe u bën thirrje qytetarëve shqiptarë për bashkimin më të madh popullor kundër krimit dhe drogës në pushtet. Fitorja i takon popullit të bashkuar për një Republikë të Re të Demokracisë, Lirisë dhe Drejtësisë së vërtetë.​ (D.D/Shuplaka)

Etiketa: opozitapartia demokratike
Pas

Atentat pranë metrosë në Francë, shqiptari qëllohet me plumb në kokë

Para

Përfundon tryeza e thirrur nga Meta, Blushi tregon detajet: Nuk pati asnjë përfundim

Para
Përfundon tryeza e thirrur nga Meta, Blushi tregon detajet: Nuk pati asnjë përfundim

Përfundon tryeza e thirrur nga Meta, Blushi tregon detajet: Nuk pati asnjë përfundim

Discussion about this post

 



Të Fundit

BE-ja pranë një marrëveshjeje historike tregtare me SHBA-në, Trump paralajmëron deportime masive në qytetet kryesore amerikane

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Po sulmojmë hedhëset e raketave balistike në perëndim të Iranit

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Aksident i rëndë në Delvinë! Makina bie nga ura, shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Më shumë se 20 palestinezë u vranë nga Izraeli pranë vendeve të ndihmës në Gaza

Konflikti i armatosur mes Izraelit dhe Iranit, krahasimi i sistemeve të tyre politike

Ministri i Jashtëm izraelit: Nuk themi se Khamenei është objektiv, por as nuk e mohojmë

Brukseli, gati të pranojë tarifën prej 10% nga Shtetet e Bashkuara

Laura Fazliu fiton medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos

SHBA shtyn bisedimet për zbutjen e tensioneve me Rusinë, Moska: Shpresojmë që pauza të mos zgjasë shumë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.