18:56 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Namik Kopliku: PS i fiton dhe e vetme zgjedhjet, s’presim pas dritares LSI-në

13:39 | 12/01/2017
në Politikë, Te Gjitha
0
Namik Kopliku: PS i fiton dhe e vetme zgjedhjet, s’presim pas dritares LSI-në

Deputeti i Partisë Socialiste për Qarkun e Shkodrës, Namik Kopliku, ka analizuar ndër të tjera së fundmi edhe koalicionin PS-LSI, nëse do të vazhdojnë dy partitë politike të jenë bashkë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Lidhur me pikëpyetjet për vazhdimësinë e këtij koalicioni, Kopliku u shpreh në një intervistë për gazetën “Sot” se Partia Socialiste mundet që t’i fitojë edhe e vetme zgjedhjet.

Ai vlerësoi punën e përbashkët të partive në koalicion gjatë këtyre viteteve, por u shpreh se socialistët nuk qëndrojnë pas dritares për të parë a po vjen LSI. Sipas tij, është e drejta e Lëvizjes Socialiste për Integrim të masë pulsin, të bëjë llogaritë e saj nëse do të jetë apo jo në koalicion me PS-në.

“Nuk ka ardhur ende koha për krijimin e koalicioneve. Jam i sigurt se në PS nuk po qëndron kush pas dritares për të parë po vjen apo ajo LSI! Ne e kemi shprehur dhe jemi besimplotë, se i fitojmë zgjedhjet edhe vetëm. Po ashtu jemi të gatshëm të jemi në aleancë me LSI, e cila ka qenë bashkautore e qeverisjes në këto katër vite. Ka edhe ajo meritat në gjithë këtë mandat të parë qeverisës. Mendoj se është e drejtë e saj të bëjë llogaritë, nëse do jetë apo jo në koalicion me ne. Ka dhe nga ato zëra brenda LSI kur bëjnë nga ato fushatat e ashpra për kryetar partie, që pretendojnë se do jenë forcë e parë në vend. Në këtë aspekt, ata kanë të drejtën e tyre të masin pulsin për të parë se kush është më me efekt të dobishëm elektoral për ta, qoftë në koalicion apo dalja vetëm, qoftë në koalicion në këtë fazë apo në një moment tjetër në muajt që vijnë. Askush nuk e ka me ngut që të shpallet që tani koalicioni.”

I pyetur për afrimin e PDIU-së me PS-në, deputeti socialist u përgjigj: “Afrimi i PDIU ka xhelozuar çdo parti brenda koalicionit, madje dhe vetë socialistët. Janë xhelozi që gjithkush i pranon, se kjo është politika. Kjo parti ka një kauzë të caktuar. Për kauzën që ka, PDIU nuk orientohet as djathtas dhe as majtas. Për arritjen e kauzës së tyre janë të interesuar të jenë në qeverisje. Çështjen çame e mbështet çdo forcë politike dhe populli shqiptar.” (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: DeputetLSINamik Koplikups
Pas

Qytetari e tepron me batutën, Rama i tregon vendin: S’e kuptoj ku është për të qeshur?

Para

Babai përdhunues kërkon të shkojë në varrimin e të birit që u mbyt dje: “Do djeg burgun nëse s’më lejojnë” Autoritetet e burgut: Kërkesa e vonuar

Para
Babai përdhunues kërkon të shkojë në varrimin e të birit që u mbyt dje: “Do djeg burgun nëse s’më lejojnë” Autoritetet e burgut: Kërkesa e vonuar

Babai përdhunues kërkon të shkojë në varrimin e të birit që u mbyt dje: “Do djeg burgun nëse s’më lejojnë” Autoritetet e burgut: Kërkesa e vonuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në përfundim spitali modern i Kardiokirurgjisë, Rama: Kapacitet operativ mbi 1 mijë raste në vit

Kryetari i bashkisë shkodër njofton zhvendosjen e koncertit të Bujar Qamilit nga stadiumi “Loro Boriçi” në sheshin para bashkisë, për të ruajtur fushën dhe harmoninë e qytetit

Strehimi me kredi të buta, 1,100 qytetarë në listën e përfituesve

Retorikë e Ashpër mes Trump dhe Khamenei: SHBA dhe Irani në Përplasje të Forta për Konfliktin në Lindjen e Mesme

Gazment Bardhi në Strasburg: Zgjedhjet e 11 Majit Regres për Shqipërinë, Denoncon Përdorim të Burimeve Shtetërore dhe Shkelje të Standardeve Zgjedhore

Bisedë Putin–Emiratet e Bashkuara, zbardhen detajet mbi çështjen iraniane

Taulant Balla: Qeveria dhe Opozita kanë arritur hapa të rëndësishëm për reformën zgjedhore, reforma nis menjëherë në shtator

SHBA dërgon aeroplanmbajtësen e tretë pranë brigjeve të Izraelit

Rrëzimi i avionit në Indi/ I mbijetuari i vetëm i jep lamtumirën vëllait

Trump: Lufta s’ka mbaruar, dorëzimi pa kushte i Iranit do të thotë fund i kërcënimeve bërthamore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.