14:53 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Koalicioni qeveritar në pikëpyetje, Mesila Doda i hakërrehet Metës: Ndaje mendjen, boll më me “ku di unë ç’bëj unë”

22:03 | 13/01/2017
në Kryesore, Politikë, Te Gjitha
0
Koalicioni qeveritar në pikëpyetje, Mesila Doda i hakërrehet Metës: Ndaje mendjen, boll më me “ku di unë ç’bëj unë”

Dikur bashkëpunëtore e Ilir Metës, Mesila Doda që tanimë ka kaluar në krah të PDIU-së ka reaguar ashpër ndaj LSI-së dhe kreut të kësaj partie lidhur me deklaratën më të fundit të Manjanit që i bashkangjitet tensionit që ka shkaktuar pikëpyetja që rrethon vazhdimësinë e koalicionit qeverisës.

Në një intervistë që ajo ka dhënë për “Koha Jonë” deputetja e PDIU-së shprehet se Ilir Meta duhet që të reagojë lidhur me deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili është shprehur së fundmi se e majta i fitoi zgjedhjet me Ben Blushin dhe jo me Shpëtim Idrizin.

Mesila Doda shprehet se ka dijeni për një ftesë që Meta dhe Rama i kanë bërë kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi për bashkëpunim në koalcion. Ajo thekson se deklaratat të tipit “ku di unë ç’bëj unë” që i gjejmë në librat e Shvejkut nuk mund të kapërdihen më.

“Unë sot i kërkoj kryetarit të LSI, Ilir Meta të shprehet a është dakord me këtë deklaratë të ministrit të tij? Me sa unë jam në dijeni ka qenë një ftesë e bërë nga zoti Meta dhe zoti Rama, në bashkëdakordësi të plotë, bashkëpunimi me PDIU-në në koalicion. Tani, kjo është një kërkesë shumë serioze dhe e përgjegjshme e imja, për të cilën kryetari i PDIU-së nuk do të thotë, siç mund të ndodhë në ndonjë parti tjetër “e kishte nga mendja e saj”. A është dakord Ilir Meta, me këtë deklaratë të ministrit të tij të Drejtësisë, Ylli Manjani? A është i shqetësuar ai për zgjerimin e këtij koalicioni, zgjerim të cilin sipas vetë zotit Meta, e ka propozuar ai personalisht? Deklarata apo veprime që i gjejmë vetëm në librat e Shvejkut të tipit “ku di unë ç’bëj unë”, nuk mund të pranohen apo të kapërdihen më. Të ndajnë me kë janë aleatë e me kë kundërshtarë, kë duan dhe kë nuk duan, sepse edhe opozitarë edhe ministra, edhe të pakënaqur edhe superpushtetarë nuk ka!”, – shprehet Doda. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: ilir metakoalicionimesila dodapdiu
Pas

Ish-Miss Shqipëria: Kjo është femra shqiptare me të cilën do të shkoja në shtrat

Para

Basha “frikëson” deputetët e PD-së: Asnjë s’e ka vendin e sigurtë në listë

Para
A e humbi kauzën kundër koncesioneve Lulzim Basha?! (DEKLARATAT KONTRADIKTORE NË PD DHE NJË ANALIZË NUMRASH)

Basha "frikëson" deputetët e PD-së: Asnjë s’e ka vendin e sigurtë në listë

Discussion about this post

 



Të Fundit

15 palestinezë të vrarë në Gaza, SHBA pret përgjigje nga Hamasi për armëpushimin

Aksident në Shkodër/ Humbi kontrollin e motomjetit dhe u rrëzua, përfundon te Trauma 50-vjeçari

Erdogan: Politikat gjithnjë e më agresive të Izraelit kërcënojnë paqen rajonale

Aulon Kalaja pretendon trafikim votash brenda partisë/ Vijon rinumërimi në qarkun Durrës

Tepelenë/ Asgjësohen 195 bimë kanabis, procedohet kryeplaku për shpërdorim detyre

Shpërthimi si “bombë” që tronditi Romën, të paktën 40 të plagosur, evakuohet zona

Vala e të ftohtit “pushton” Amerikën Latine, 15 të vdekur

Finalizohet operacioni “November”, kapet 49-vjeçari i kërkuar për vjedhje me pasoja të rënda

“Të mbledhin plaçkat, boll është boll”- Rama paralajmërim inspektorëve Bashkisë Tiranë dhe IKMT

Prej 4 ditësh digjet zjarri në landfillin e Elbasanit, Berisha: Rama hesht si fije bari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.