‘’Dëmtojmë Partinë Socialiste dhe tërhiqemi nga gara’’, ky ka qenë reagimi i tre partive të majta pas një takimi me Musa Ulqinin dhe kryeministrin Rama në Selinë e PS-së.
Bëhet fjalë për PSV 91 e Petro Koçit, Partinë Socialiste të Moderuar të Gjergji Kojës dhe atë të avokatit Idajet Beqiraj.
Përmes një deklarate për mediat, ata bënë thirrje që çdo votë në 25 qershor të shkojë për PS-në, në mënyrë që kjo e fundit të arrijë të sigurojë 71 mandate për të qeverisur e vetme.
Ndër aletatët që iu kanë bërë thirrje ka qenë padyshim dhe Skënder Gjinushi dhe Pasal Milo. I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i tyre. Gjinushi është shprehur që afatet ligjore për tërheqje kanë skaduar tashmë. ”Delet tërhiqen, deshtë shkojnë përpara”, ka thënë Gjinushi për ”Report Tv”.
Ndërsa kreu i PDS-së Paskal Milo është shprehur se Rama ta kontaktojë vetë atë, jo të nxjerrë Petro Koçin të flasë në emër të PS-së.
“Votat t’i shkojnë PS-në, në mënyrë që të kemi vazhdimësinë e kësaj qeverisje për të bërë reformat. PS duhet të arrijë të marrë 71 vota”, tha Koçi.
Brenda dy ditëve të ardhshme, me depozitimin në KQZ të listave të opozitës, do të marrë formë dhe fleta e re e votimit. Tashmë të paktën zgjedhjet e qershorit nuk do të hyjnë më në histori si zgjedhje pa opozitën dhe me fletën e votimit më të vogël. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post