04:28 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Koçiu: Mamografi e re në Spitalin Rajonal Berat, kontrollet pa rekomandim nga mjeku

12:30 | 12/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Koçiu: Mamografi e re në Spitalin Rajonal Berat, kontrollet pa rekomandim nga mjeku

Gjatë muajit dhjetor vajzat dhe gratë në Berat mund t’i drejtohen kabineteve të mamografisë për kryerjen e vizitave falas. Në spitalin rajonal të Beratit tashmë është instaluar edhe një mamografi e re, që garanton shërbime më cilësore dhe rezultate të sakta për gratë dhe vajzat.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu i bëri apel sot vajzave dhe grave në qytetin e Beratit, që të kryejnë ekzaminimet për kontrollin kundër kancerit të gjirit. “Jo vetëm në Tetor. Këtë muaj, Berati është qyteti që ofron vizita të shpejta, duke lehtësuar hapat. Mamografi pa rekomandim gjatë gjithë muajit. Drejtohu sot spitalit rajonal dhe kryej mamografinë pa humbur kohë”, tha Koçiu.

Ministrja Koçiu u shpreh se “ekzaminimet e rregullta shpëtojnë jetë, duke mundësuar parandalimin dhe zbulimin e hershëm të sëmundjeve”. Gratë mund të kryejnë mamografinë falas nga e hëna deri të premten, nga ora 08:00-20:00, ndërsa të shtunën, orari i vizitave është 09:00-14:00 në Spitalin Rajonal të Beratit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për herë të parë ka bërë të mundur që çdo muaj i vitit t’i kushtohet një qarku në Shqipëri, ku gratë mund të kryejnë mamografi pa referimin e mjekut dhe me orare të zgjatura.

Me një fjongo rozë, muaji tetor është kthyer në simbolin e ndërgjegjësimit për më shumë vëmendje dhe kontroll të gjirit për gra dhe burra, për të shpëtuar më shumë jetë.

Por, këtë vit Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur ta shtrijë fushatën e saj sensibilizuese edhe përgjatë muajve në vijim.

Kontrollet e rregullta janë thelbësore për luftën kundër kancerit.

 

Pas

“Nuk mund të rrihet në sallë me një hajdute!”/ Berisha paralajmëron: Do të sjellim mosbindjen civile në sallë

Para

Anëtare të plota të zonës Schengen/ BE heq kontrollet kufitare tokësore me Bullgarinë dhe Rumaninë nga 1 janari 2025

Para
Anëtare të plota të zonës Schengen/ BE heq kontrollet kufitare tokësore me Bullgarinë dhe Rumaninë nga 1 janari 2025

Anëtare të plota të zonës Schengen/ BE heq kontrollet kufitare tokësore me Bullgarinë dhe Rumaninë nga 1 janari 2025

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.