14:13 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Koçiu në Qendrën e Mjekësisë Familjare Nr.10: Mjekësia familjare model që do ta shtrijmë në të gjithë vendin, fuqizojmë rolin e mjekut

16:22 | 26/05/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Koçiu në Qendrën e Mjekësisë Familjare Nr.10: Mjekësia familjare model që do ta shtrijmë në të gjithë vendin, fuqizojmë rolin e mjekut

Për herë të parë, në zbatim të Strategjisë për Zhvillimin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Parësor në Shqipëri 2020-2025 po vijon pilotimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Tiranë dhe Vorë, një model i përqëndruar i ofrimit të shërbimeve të mjekësisë së familjes, në ato qendra që ofrojnë shërbime shëndetësore për rreth 30.000-40.000 banorë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu së bashku me Rektorin e Universitetit të Mjekësisë, Xheladin Draçini vizituan nga afër ambientet dhe funksionalitetet e Qendrës së Mjekësisë Familjare Nr.10, e cila prej një viti ofron një gamë të gjerë të shërbimeve të mjekësisë familjare.

Ministrja Koçiu tha se ky model shërbimi po funksionon më së miri dhe se Qendrat e Mjekësisë Familjare do të shtrihen në të gjithë vendin.

“Jam shumë e kënaqur që sot prej afro një viti kjo qendër ka filluar të funksionojë më së miri dhe është dallëndyshja e parë e Qendrave të Mjekësisë Familjare, të cilat ne synojmë t’i shtrijmë në të gjithë vendin”, – u shpreh Koçiu.Duke theksuar rëndësinë e mjekut të familjes ministrja Koçiu nënvizoi se “po e fuqizojmë rolin e Mjekut të Familjes si figura kyçe që ndjek shëndetin e qytetarëve nga fëmijëria deri në moshën e tretë, me shërbime që përfshijnë ndjekjen e shtatzënisë normale, trajtime të thjeshta mikrokirurgjikale, menaxhimin e sëmundjeve kronike, dhe kujdes për shëndetin mendor”.

Ministrja e Shëndetësisë u ndal dhe tek lehtësirat që sjell për qytetarët aplikimi i modelit të mjekësisë familjare për mënyrën e organizimit, përcaktimit të orareve dhe takimet me mjekët.

“Ky është një fillim i mbarë po ta shikojmë në mënyrën sesi është organizuar kjo qendër, si dhe në faktin që të gjithë pacientët që vijnë dhe trokasin janë të qartë për fashat orare, për takimet me secilin mjek, për marrëdhënien që vendosin mes mjekut dhe pacientit që është gjëja më e rëndësishme”. – sqaroi minstrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.
Rëndësinë e mjekësisë familjare e solli në vëmendje edhe Rektori i Universitetit të Mjekësisë Tiranë, Draçini, i cili theksoi se “ Mjekësia e Familjes nuk është vetëm pika e parë e kontaktit me qytetarin, por është dhe baza mbi të cilin ndërtohet edhe një sistem shëndetësor i qëndrueshëm dhe efikas”.
Përveç shërbimit mjekësor, këto Qendra do të shërbejnë edhe si qendra të formimit profesional për specialistët e Mjekësisë Familjare.
Për këtë qëllim u nënshkrua edhe marrëveshja e bashkëpunimit me Universitetin e Mjekësisë Tiranë për të rritur cilësinë e formimit profesional, ku studentët që ndjekin specializimin në Mjekësi Familjare do të mund të kryejnë praktikën në Qendrën e Mjekësisë Familjare Nr. 10.
Pas Tiranës dhe Vorës, ky model do të shtrihet në qytete të tjera, duke sjellë kujdes më cilësor, më të afërt dhe më të personalizuar për çdo qytetar.

Pas

Ndalohet nga autoritetet serbe në Merdar, ish-deputeti i Kosovës, reagon ministria e Jashtme

Para

Ish-stjuardesa arrestohet për transportimin e një droge të re vdekjeprurëse, ja nga se përbëhet

Para
Ish-stjuardesa arrestohet për transportimin e një droge të re vdekjeprurëse, ja nga se përbëhet

Ish-stjuardesa arrestohet për transportimin e një droge të re vdekjeprurëse, ja nga se përbëhet

 



Të Fundit

Ndezi zjarr në tokën e tij por u dogjën edhe 225 rrënjë ulliri, arrestohet 64 vjeçari në Fier

Rusia kryen sulme masive ndaj dy rajoneve kyçe në Ukrainë

EMRI/ Tentoi të kalonte 3 emigrantë të huaj drejt Greqisë, arrestohet në Korçë marokeni 24-vjeçar

Furnizonin me kokainë shpërndarësit në Tufinë, Kinostudio e Fresk, 2 të arrestuar në Tiranë (Emrat)

Putini premtoi se 18-vjeçarët nuk do të luftonin në Ukrainë, por të paktën 245 prej tyre kanë humbur jetën

Dështon rrjeti i prostitucionit në Elbasan, arrestohen tutorë e punonjëse seksi! Procedohen pronarët e dy apartamenteve dhe sanitarja

Operacioni ‘Plazhi i lirë’/ Hiqen 85 çadra dhe shezlongë te Kepi i Rodonit në Durrës, vihet nën hetim 59-vjeçari

Krim i rëndë në Budva, 65-vjeçari vret vëllanë dhe nipin! Ulet në kafe pas ngjarjes dhe pret policinë

Zjarret kanë përfshirë vendin, 45 automjete zjarrfikëse dhe 485 forca operacionale në terren! Cilat janë zonat me rrezik më të lartë

Mbyti babanë me tel, policia arreston bashkëpunëtorin e 26-vjeçares

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.