21:37 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kockë e lëkurë dhe plagë të hapura/ Shihni si po kalben të burgosurit në burgun sirian (Foto)

08:52 | 30/10/2019
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kockë e lëkurë dhe plagë të hapura/ Shihni si po kalben të burgosurit në burgun sirian (Foto)

Pas derës së çelikut, qelia është e mbushur me të burgosur në xhupa portokalli të shtrirë “kokë më këmbë”, që mbulojnë çdo pëllëmbë të hapësirës në dysheme.

Një ekipi të AFP-së iu dha qasje e rrallë në një nga objektet e mbushur me njerëz në verilindje të Sirisë, ku forcat kurde po mbajnë të dyshuarit e grupit të Shtetit Islamik (ISIS).

Ndërsa një ofensivë turke e nisur kundër forcave kurde në fillim të këtij muaji ka krijuar kaos në zonë, sa të forta do të jenë dyert e tilla është një pyetje që e mban botën në ankth.

Burrat u futën në burgje të fortifikuara siç është ai në Hasakeh nga dhjetëra vende që nuk i duan ata të lirë – por nuk duan as t’i kthehen në vendet e tyre.

Me 5000 të burgosur, sirianë, irakianë, por edhe britanikë, francezë, gjermanë dhe jo vetëm – burgu është i stërmbushur nga ish luftëtarë xhihadistë ndërkombëtarë të ISIS-it.

Grupi akuzohet se ka kryer mizori të gjera në territorin që dikur kontrollohej në Irak dhe Siri, përfshirë ekzekutime masive, përdhunime, skllavërime dhe tortura, shumica të cilat u filmuan për propagandë.

“Dua të largohem nga burgu dhe të kthehem në shtëpi te familja ime”, thotë Aseel Mathan, 22 vjeç.

Një djalë i ri u largua nga Uellsi i tij i lindjes kur ishte ende 17 vjeç, për t’u bashkuar me vëllain e tij në Mosul, qyteti verior i Irakut, ku lindi “Kalifati”.

Kur vëllai i tij u vra, ai u zhvendos përtej kufirit sirian në Raqa, qendra tjetër kryesore e Shtetit Islamik.

“Unë dua të kthehem në Britani”, tha Mathan, duke shtuar se ai dëshironte të mos i ishte përgjigjur thirrjes të lëshuar në 2014 nga Abu Bakr al-Baghdadi, i cili sipas SHBA-së u vra disa orë pasi uellsiani i ri foli për AFP.

Ndërkohë një djalë nëntë vjeçar nga Azia qendrore, me emrin Khaled, nxjerr kokën për të parë se kush mund të jetë vizitori, duke buzëqeshur me rojën që i kërkon të qetësojë shokët e tij të zjarrtë.

Por çfarë është gjithashtu shqetësuese është fakti se gati një e treta e popullsisë së burgut është e sëmurë dhe ka nevojë për trajtim për një larmi plagësh dhe gjendje që përfshijnë Hepatitin dhe SIDA-n.

Vetëm rreth 300 prej tyre mund të kalojnë natën në repartin mjekësor, mes tyre Aballah Nooman, një belg 24-vjeçar që heq bluzën e tij për të treguar një plagë të hapur.

Shumë prej të burgosurve atje janë të gjithë lëkurë dhe kocka. Ata më me fat kanë një shtrat për t’u shtrirë, por shumica e tyre vetëm ulen direkt në dysheme.

Klinika e burgut është po aq e mbushur me njerëz sa qelitë e tjera ndërkohë që një burrë i thinjur me patericë bën me përpikëri rrugën e tij nëpër turmën fantazmë.

Po gjendja e të plagosurve flet për intensitetin e luftimeve që çuan në humbjen e fundit territoriale të ISIS-it në duart e luftëtarëve të udhëhequr nga kurdët e Forcave Demokratike Siriane (SDF) të mbështetur nga SHBA.

Ai gjithashtu zbulon kushtet e rënda të përjetuara nga banorët e fundit të ‘Kalifatit’ të xhihadistëve kur bëri “qëndrimin e fundit” në rrethin Baghouz, 200 kilometra (125 milje) në jug.

Autoritetet kurde thonë se më shumë se 50 kombësi janë të përfaqësuar në burgjet e drejtuara nga kurdët ku mbahen tani më shumë se 12,000 të dyshuar për pjesëtarë të ISIS-it.

Etiketa: brenda burgjeve te isisburgjet e isiskocke e lekure
Pas

VIDEO/ Mogherini puth ëmbël Thaçin, bëhet xheloz Vuçiç dhe ja thotë në sy: Të do më shumë ty

Para

“Nuk e ka të sigurt që do të jetë në pushtet”, Haradinaj i kujton gjyqin Ramës: Mori pjesë në ‘ndarjen’ e Kosovës

Para
Përfundon intervistimi i Haradinajt në Hagë: Do të mbrohem në heshtje

“Nuk e ka të sigurt që do të jetë në pushtet”, Haradinaj i kujton gjyqin Ramës: Mori pjesë në ‘ndarjen’ e Kosovës

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.