Koço Kokëdhima, ish-deputeti socialist, të cilit iu hoq mandati nga Gjykata Kushtetuese dhe që më pas u shkarkua si sekretar nga Partia Socialiste vazhdon lëvizjet e tij në politikë.
Siç e ka shprehur edhe më herët, Kokëdhima s’ka ndërmend të heqë dorë dhe pas disa takimeve në Vlorë, të kundërshtuara edhe nga kryetari i PS-së në këtë qytet, Anduel Tahiraj. Lëvizja e radhës tani është takimi me emigrantët shqiptarë në Athinë.
”Ditën e dielë, më datë 18.12.2016, do të jem në bashkëbisedim me socialistët në Athinë. Ftoj bashkëatdhetarët tanë në Greqi, që të na bashkohen. Takimi do të mbahet në Hotel “Titania”, rruga “Panepistimiou”, 52, Athinë, në orën 11:00 paradite.”, lajmëron Kokëdhima, i cili së fundmi ka shpeshtuar kritikat ndaj partisë që nuk është më pjesë.