Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Politikës së Jashtme, Mimi Kodheli, ka mbyllur papritur mbledhjen e këtij komisioni sot, duke mos lejuar opozitën t’i drejtohej ministrit Ditmir Bushati për shkaqet e shtyrjes së negociatave të vendit me BE-në.
PD dhe LSI kanë reaguar duke e cilësuar të paprecedentë veprimin e Kodhelit dhe sipas tyre është nga frika për tu përballur me të vërtetën.
Ish ministrija e Integrimit Klajda Gjosha pas mbylljes së mbledhjes u shpreh se kjo gjë nuk mund të ndodh asnjëherë dhe në asnjë vend ,sepse frika tashmë nga e vërteta dhe frika për tu përballur si me anëtarët e opozitës por dhe me të vërtetën besoj që është e dukshme për të gjithë qytetarët shqiptar dhe nuk është normale.
Ndërkohë nga ana tjetër deputeti i PD-se, Tritan Shehu, nenkryetar i Komisionit te Jashtem e ka quajtur te paprecedente mbylljen e mbledhjes se komisionit dhe sipas tij kjo gjë është bërë për të shpëtuar qeverinë nga e vërteta e dështimit.
Reagimi i plotë i Klajda Gjoshës
Prononcimi për mediat i Deputetes së LSI-së, Klajda Gjosha.
Përshëndetje,
Jemi të detyruar të bëjmë këtë dalje për mediat si konferencë për shtyp, bashkë me nënkryetarin tjetër të PD, për një arsye të paprecedentë të mbylljes së Komisionit të Jashtëm me një dëgjesë me ministrin për Europën. Kjo gjë nuk mund të ndodh asnjëherë dhe në asnjë vend sepse frika tashmë nga e vërteta dhe frika për tu përballur si me anëtarët e opozitës por dhe me të vërtetën besoj që është e dukshme për të gjithë qytetarët shqiptar dhe nuk është normale. Sepse në fakt ti mashtrosh ata që negociatat janë çelur, kur jo vetëm që nuk janë çelur por Shqipëria duhe të kalojë tashmë në kushte të përcaktuara qartë nga konkluzionet e Këshillit Europian. Tashmë këto janë detyra të mbartura jo vetëm mbi qeverinë shqiptare por janë detyra që rëndojnë mbi shpatullat e çdo qytetari shqiptar për një proces të zvarritur prej vitesh. Jo vetëm që do të fillojë një proces teknik dhe shumë i rëndësishëm siç deklaruan dje zyrtarët e lartë të BE, por mbi të gjitha Shqipëria do duhet të kalojë tashmë në vazhdën e 5 prioriteteve kyçe që janë të lidhura ngushte me krimin e organizuar, me korrupsionin, me reformën në drejtësi, me mungesën e një sërë gjykatash që e kanë lënë pezull sistemin në Shqipëri dhe të drejtën e fjalës dhe të ankimimit për çdo qytetar shqiptar nga i pari deri tek i fundit. Por tashmë vijmë dhe me kushte të shtuara që janë të lidhura drejtpërdrejt me azilkërkuesit shqiptar, numrin e tyre të shtuar në vendet e BE. Dhe mbi të gjitha me zgjedhjet dhe me standardin e zgjedhjeve që do duhet të plotësojë Shqipëria vitin që vjen por dhe në të gjitha zgjedhjet e ardhshme. Unë besoj që kjo frikë tashmë e ka pushtuar qeverinë shqiptare dhe këtë e tregoi sot fare mirë ministri për Evropën dhe Punët e jashtme dhe para se të vijnë këtu të bëjnë shoë-n e madh dhe të shpenzimeve të panumërtatë aktiviteteve që zhvillon qeveria, do duhet në rradhë të parë të ulet dhe të shikojë ato kushte dhe standarde jetese që sot i ka bërë të pamundura për qytetarët shqiptarë. Procesi i integrimit europian nuk ka të bëjë vetëm me politikën e madhe dhe me reformat e mëdha. Në rradhë të parë ka të bëjë me integrimin ekonomikt ë qytetarëve shqiptarë, me integrimin e atyre standardeve kryesore të jetesës minimale që ata duhet të kenë dhe sot nuk e kanë. Papunësisë së madhe që i ka pllakosur, investimeve që largohen çdo ditë nga vendi. Kjo është puna që ka qeveria dhe jo të bëjë shoë dhe propagandë politike.
Reagimi i plotë i Tritan Shehut
Tritan Shehu: Kodheli mbylli Komisionin për të shpëtuar qeverinë nga e vërteta e dështimit
Deklarata e n/kryetarit të Komisionit për Politikën e Jashtme Tritan Shehu
“Ju ishit vetë prezent në këtë mbledhje Komisioni, ku ndodhi një ngjarje e paprecedentë në pluralizmin shqiptar, ku nënkryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme, sipas rregullores, kërkon 1 minutë fiks fjalën për procedurë, Kryetarja e Komisionit, me urdhër, me porosi, me qëllim, ndërpret mbledhjen pikërisht për të shpëtuar ministrin dhe për të shpëtuar qeverinë nga bataku ku ranë edhe sot nga të pavërtetat e mëdhaja që po thonin.
Fatkeqësisht Shqipëria pësoi një dështim të madh për shkak të kësaj qeverie dhe ne sot kërkuam dorëheqjen e qeverisë sepse ra objektivi kryesor i kësaj qeverie që ishte Integrimi Europian.
Ministri kërkoi me llafollogji, me sofizma, me leksione teorike, të fshehë të vërtetën.
Kryetarja e Komisionit kërkoi ta ndihmojë dhe ta shpëtojë nga mbytja ku kishte rënë sot dhe ky po mbytej sot, në këtë mbledhje komisioni, krejt normale, active të Parlamentit shqiptar ku diskutohet dhe ku flitet për procedurë, ku mund të bëhet dhe replikë sipas Rregullores.
Pra kemi të bëjmë me një përpjekje për të tejkaluar këtë moment absolutisht tragjik për vendin, krijuar nga kjo qeveri, duke krijuar një terr informative. Këtë bëri sot Kryetarja e Komisionit me porosi të plotë.
Menduan ta organizojnë vetë këtë mbledhje, sepse menduan ndoshta që nuk do të kishin ballafaqimin me opozitën dhe kur ky ballafaqim ndodhi, ku argumentat dolën e u shpalosën, jo vetëm që nuk u dha asnjë përgjigje reale nga ministri, por përkundrazi u vazhdua me mënyrën e tyre me batuta, sofizma dhe ironizma, gjë që nuk e shpëtoi ministrin.
Përkundrazi e nxori të qartë para opinionit publik shqiptar, situatën dhe gjendjen edhe pozicionin shkatërrues të kësaj qeverisjeje, kryetarja e komisionit ndërpreu mbledhjen në mënyrë absolutisht të paprecedentë dhe që nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e komisioneve parlamentare. Aq më shumë në historine e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit shqiptar.”