Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli tregon se disa sulme terroriste janë parandaluar nga Shërbimi Informativ i Ushtrisë shqiptare. Por për detaje rreth këtyre parandalimemve Mimi Kodheli nuk flet shumë.
Por sipas Top Channel bëhet fjalë për sulmet terrorriste që mund të ndodhnin në ndeshjen me Izraelin.
Ministrja Kodheli në fillim të javës së parë të muajit dhjetor ka bërë një takim me drejtorin e CIA-s, John Brennan e cila nuk ishte thjesht një vizitë kortezie por një takim i rëndësishëm që FA dhe nën mënyrë të veçantë Shërbimi Informative Ushtarak ka dhënë për vendet aleate.
“Kemi ndarë probleme serioze me drejtorin e CIA-s dhe natyrisht edhe falënderimet e tij për shkak të punës së mire qe ka bere SHIU, informacionet e te cilit kane parandaluar, e them këtë me përgjegjësi të ploëe, ngjarje të papëlqyeshme që ishin planifikuar për të ndodhur në vendin tonë dhe në vende të tjera aleate. Nuk mund të ndaj më shumë të dhëna për publikun, por SHIU sot përdoret për gjera shumë serioze dhe jo për politikë”, tha Kodheli.
Top Channel shkruan se që një prej këtyre ngjarjeve ishte parandalimi i aktit terrorist të planifikuar gjatë ndeshjes së futbollit Shqipëri-Izrael në 12 nëntor në qytetin e Shkodrës dhe për të cilën u arrestuan edhe disa persona në Shqipëri dhe në Kosovë.
Me në krye Lavdrim Muhaxheri celula do të realizonte sulm me eksploziv dhe armë gjatë ndeshjes. Si masë sigurie pas arrestimeve në Shkodër dhe në Kosovë, u ndryshua edhe stadiumi, duke e zhvilluar ndeshjen në “Elbasan Arena”, ku një pjesë të sistemit të sigurisë e realizuan vetë shërbimet izraelite.
Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me autoritetet kosovare të cilat ndaluan personat që do kryenin sulmet.
Discussion about this post