03:22 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kodheli në Bulqizë inspekton investimet, premton enë kuzhine për çerdhen. Qytetarët i ankohen për varfërinë dhe shëndetësinë (Video)

15:18 | 20/12/2016
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kodheli në Bulqizë inspekton investimet, premton enë kuzhine për çerdhen. Qytetarët  i ankohen për varfërinë dhe shëndetësinë (Video)

Ministrja Mimi Kodheli  ka inspektuar investimet për rikustrukimin e  një çerdheje në Bulqizë. Këto investime janë financuar nga qeveria aktuale. Kodheli në këtë inspektin ka qënë i shoqëruar nga kryebashkiaku i Bulqizës, Melaim Damazi dhe  nga deputeti i zonës  Shkëlqim Cani.

Në këtë inspektim ministrja premtoi se enët e kuxhinës për këtë çerdhe do të dhurohen nga Minitria e Mbrojtjes.

“Ministria e Mbrojtjes ka menduar të asistojnë kopshtin, ta suportojë, ta ndihmojë e të sjellë mjete të ndryshme duke filluar që nga enët e kuzhinës, gjëra të nevojshme, detergjentë, ndoshta dhe disa lodra të cilat do të jenë një paket që Forcat e Armatosura, Komanda Mbështetësë, ushtarakët vetë do të bëjnë si dhurat për festat e fundvitit”, u shpreh Kodheli.

Por gjatë inspektimeve Kodheli është hasur edhe me  një pyetje të një qytetareje të Bulqizës, e cila i ka rrëfyer se jeton vetëm me 40 mijë lekë dhe për këtë kjo është e pamundur. Ministrja i është përgjigjur se politikat ekonomike të qeverisë shqiptare aktuale, do të kenë shumë shpejt ndikimet e tyre pozitive edhe në këtë qyetet.

 “Ju keni plotësisht të drejtë, Bulqiza nuk meriton te ketë këtë nivel të ardhurash dhe këtë varfëri që ndihet edhe pa qënë nevoja të hysh në çdo shtëpi të çdo bulqizaku. Ky është një keqmenaxhim që daton herët, i gjithë kësaj pasurie, që në fakt eshte pasuri e përbashket, nga të cilat ju të parët duhet të përfitoni. Politikat ekonomike sot të qeverisë shqiptare, unë besoj që do të kenë shumë shpejt ndikimet e tyre pozitive në mënyrë që ky qytet realisht të marri atë që meriton sepse meriton shumë”, u përgjigj Kodheli.

Ndërsa pyetjes për shëndetësinë në këtë zonë Kodheli i është përgjigjur se kjo është një pyetje që i takon Ministrit të Shëndetësisë dhe se duhet të përgatitet një paket e re për këtë.

“Në gjykimin tim mendoj se përgatitja e një paketë për mjekët të cilët mund të shërbejnë në të vështira apo të largëta nga qendra, do ishte mirë që çdo mjek të kishte mundësinë për të përballuar shpenzimet dhe kënaqësinë për të ardhur për të shërbyer në zona të thella siç është ky rajon, pasi të gjithë tentojnë të vijnë në qendër,sepse qendra të impenjon më shume, të jep më shumë eksperience për shkak edhe të numrit të madh të të sëmurëve që qendra thith. Rritja e pagave të mjekëve që realisht ka nevojë periferia është një ndër format për ta bërë tërheqës edhe kirurgun edhe anetezistin për të ardhur pranë zonave këtu”, u shpreh Kodheli.

Më pas Kodheli inspektoi edhe  pedonalen e qytetit, një tjetër investim i kësaj qeverie. Kodheli tha se të tjera projekte e presin Bulqizën,  si fasadat e pallateve dhe ndërtime të tjera në këtë qytet.  (J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: Bulqizemimi kodheli
Pas

Karikatura e ditës/ A do të tërhiqen nga futbolli Ibra dhe Bufon? (FOTO)

Para

Përcillet drejt Moskës trupi i pajetë i amabsadorit rus, Andrey Karlov-it

Para
Përcillet drejt Moskës trupi i pajetë i amabsadorit rus, Andrey Karlov-it

Përcillet drejt Moskës trupi i pajetë i amabsadorit rus, Andrey Karlov-it

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident me fatalitet në Zvicër, humb jetën 16-vjeçari nga Kosova dhe një zviceran

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Trump urdhëron dy nëndetëse bërthamore të zhvendosen afër Rusisë

Kamboxhia do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Një 9-vjeçare në Gaza humbet aftësinë për të ecur për shkak të urisë

Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia është në situatë të vështirë

Papunësia te njerëzit me ngjyrë në SHBA rritet në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2021

Pas Spanjës dhe Gjermanisë/ Franca dërgon 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza

Shpërthen vullkani në Indonezi, kolona e hirit mbi 10 km e lartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.