11:17 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Kodheli tregon për takimin me homologun grek pas ngjarjes me ushtarët e simbolit të shqiponjës

23:22 | 15/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kodheli tregon për takimin me homologun grek pas ngjarjes me ushtarët e simbolit të shqiponjës
Para disa javësh, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë njohën një tensionim të ndjeshëm.

Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Panos Kamenos u shfaq me rroba ushtarake në kufirin me Shqipërinë, duke lëshuar disa deklarata me tone luftarake. Tensioni u rrit akoma më shumë pasi disa ushtarë me origjinë shqiptare bënë simbolin e shqiponjës në kazermën greke. 

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, në një intervistë për revistën Mapo, ka komentuar edhe qëndrimet e homologut grek. 

“Mendoj se në Europë ka një rritje të ndjeshme të partive populiste apo popullore te djathta. Personalisht asnjë ekstrem nuk më rri mirë, qoftë kur flasim për politikë qoftë kur flasim për çdo gjë në jetën e përditshme. Latinët thoshin që “virtyti qëndron në mes” dhe besoj që e mesmja e artë është një gjë që vlen aq më shumë kur flitet për politikën, pa le kur flitet për një politikë si kjo e jona. Unë i kam parë këto veprime, si veprime politikanësh të dëshpëruar e që janë përdorur për konsum të brendshëm politik. Fakti që unë në një mënyrë elegante kam reaguar vetëm me një qëndrim timin në Facebook, shpresoj që i ka bërë kolegët të reflektojnë,” tha Kodheli. 

Ajo shtoi se është takuar sërish me Kamenos pas incidenteve: “Po e kam takuar dhe e kam pyetur nëse tashmë është qetësuar dhe janë duke i shkuar mirë punët.  Kjo ka qenë pyetja ime retorike për të”.

Deklaratat e tij provokuese ai i ka bërë gjatë ngritjes së postave ushtarake, në kufi me Shqipërinë, një lëvizje që sipas shtypit grek është bërë për të mbrojtur dhe rritur sigurinë e vendit.

Pasi ka folur për një përplasje me Turqinë, Panos Kammenos ka thënë se Forca e Armatosur greke është gati për çdo situatë. Ministri grek i Mbrojtjes ka folur dhe për deklaratat e kryeministrit Edi Rama, në lidhje me çështjen çame. Ai ka thënë se këto janë deklarata për konsum politik.

(M.D/ Shuplaka)

Etiketa: mimi kodhelipanos kamenos
Pas

“Rama na mbajti tre vjet me përrallën e Vettingut, sot institucionet kushtetuese kanë rënë”

Para

Drejtori i shkollës flet kundër gjuhës shqipe, nxënësja: Turp të të vijë! ( VIDEO)

Para
Drejtori i shkollës flet kundër gjuhës shqipe, nxënësja: Turp të të vijë! ( VIDEO)

Drejtori i shkollës flet kundër gjuhës shqipe, nxënësja: Turp të të vijë! ( VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rrahu për vdekje bashkëatdhetarin në Greqi, prokuroria mbyll hetimet, dërgon për gjykim autorin

FOTOLAJM/ Ceremonia e përurimit të Atit të Shenjtë, Papa Leoni XIV fillon lutjen në Bazilikën e Shën Pjetrit

Diaspora “fut” në Kuvend Olta Xhaçkën, me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti

Dy turistë kanadezë humbin rrugën në Karaburun, Policia Kufitare e Dhërmit iu vjen në ndihmë

I pari qark në rang kombëtar, Kukësi mbyll numërimin e votave të diasporës për subjektet dhe kandidatët

Dyshime për krim zgjedhor/ Sekuestrimi i telefonit të Elvis Roshit, policia njoftim zyrtar, ja çfarë iu gjet

Lufta/ Rusia përshkallëzon sulmet në Ukrainë pas dështimit të bisedimeve për paqe

Krimi zgjedhor/ Policia kontroll fizik dhe banese për 5 persona, sekuestrohen fatura, kupona nafte dhe lista votuesish

Tornado shkatërron Kentucky-n dhe Misurin: 27 të vdekur, dhjetëra të plagosur

(VIDEO)Anija me 277 persona në bord përplaset me urën në New York

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.