Ish-kryeministri Sali Berisha është një nga denoncuesit më aktiv në rrjetet sociale, po duket se në postimin e tij të fundit është vënë në lojë nga ndjekësit.
Shkak për këtë është bërë fotoja e një zonje, që shihet në një bahçe me kanabis, po mbrapa krahëve të saj qëndron rrushi i lulëzuar.
Berisha shkruante se kjo ishte kartolina e 8 Marsit nga Guri i Zi në Shkodër. Shumë prej komentuesve ironizojnë Berishën duke thënë se demokratëve iu piqet rrushi në Mars, ndaj dhe janë akoma në opozitë.
Ka të tjerë që i rekomandojnë ish-kryeministrit që të fshijë foton, po duket se Berisha qendron i palëkundur në denoncimin e tij.