Stresi është bërë pak nostalgjik ditën e sotme pasi ka ndarë në Instagram një foto të vjetër në rrugët e lagjes. Mirëpo, nëse menduat se edhe kjo i përket kohës kur ai sillej me ‘naçut’, na falni por këtë herë po ju zhgënjejmë…për mirë.
Reperi i dashur ka rikujtuar sot kohët kur ngacmonte Keisin, pikërisht në lagjen e tyre, duke shkuar shumë kohë pas, pikërisht në fillesat e lidhjes. Koha kur ngacmoja Keisin, në lagje!- ka shkruar reperi me nota humori.
Kujtojmë se javën që lamë pas teksa ishte i ftuar në “Shiko kush luan” Stresit iu kërkua të bënte një foto me Trejsi Sejdinin nga një shtrat i improvizuar në studio dhe ta postonte në Instagram. E ç’bëri Stresi do thoni ju? Tha “Keis, është vetëm lojë!” Pra, e dëshifruar në fjalë të tjera, u shqetësua që Keisi mos ta keqkuptonte postimin e kësaj fotoje.
Por, prisni se ka më! Ai u pyet gjithashtu edhe për bisedën e fundit me (ish)-partneren e tij, emrin e të cilës e kishte shënuar “E bukura ime”. Datën se kur kanë biseduar për herë të fundit nuk na e zbuloi, por na tregoi se i kishte dërguar një video nga rruga ku po ecte me makinë, teksa dëgjohej ajo që Stresi e quajti “kënga e saj”, që fliste për mallin.
Ndërkohë, Keisi i kishte dërguar një video-selfie. Për t’i vënë kapakun këtij muhabeti, Stresi u përgjigj troç gjatë intervistës së afterparty-t ku iu drejtuan disa pyetje pikante.
Reperi s’mund t’i shpëtonte pyetjes “A je single apo në një lidhje”, të cilës gjejeni pak si iu përgjigj? “Momentalisht në lidhje”- tha reperi duke na shuar njëherë e mirë kuriozitetin të gjithëve.
Discussion about this post