04:03 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Koha më ka mësuar të mos e them fjalën e fundit të parën”, nuancat në fjalimin e Ramës që paralajmërojnë shkarkimin e Metës

10:57 | 06/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Koha më ka mësuar të mos e them fjalën e fundit të parën”, nuancat në fjalimin e Ramës që paralajmërojnë shkarkimin e Metës

Ashtu siç pritej dhe ishte paralajmëruar që prej ditës së djeshme kryeministri Edi Rama ka qenë mjaft i ashpër në fjalën e mbajtur sot në Kuvend, ku ka lëshuar një sërë akuzash dhe mesazhesh të koduara në drejtim të presidentit të vendit Ilir Meta.

Edhe pse nuk foli në asnjë moment direkt për shkarkimin e tij, Rama e ka shprehur hapur faktin që prej së shtunës mes institucionit të qeverisë dhe të presidencës ka një problem serioz.

Rama tha se Meta është në shkelje të Kushtetutës me mosdekretimin e Lleshit, pasi sipas tij vullneti për ministrat është vetëm kompetencë e kryeministrit, që është dhe i zgjedhuri i qytetarëve dhe ka besimin e të paktën 71 ligjëvësve.

Ka nisa momente kur Edi Rama nënkuptoi një hap tjetër që mund të ndërmerret për presidentin dhe Faxweb.al ka vendosur të sjellë më poshtë disa prej sekuencave.

Rama rrëfen problemin me Metën: Prej së shtunës mbrëma ne kemi një problem që na është krijuar nga ana e presidentit për punën tonë. Puna jonë është të hartojmë dhe të miratojmë ligje, dhe të qeverisim, kur të kemi të paktën besimin e 71 ligjvënsve. 

Citimi i Kushtetutës: Kushtetuta i ka një më një 12 kompetencat e presidentit të Republikës, në to nuk ka në asnjë moment të shkruar se presidenti ka kompetencë që të refuzojë zgjedhjet e kryeministrit.

Keqkuptimi i madh: Keqkuptimi i madh i presidentit është se unë i kam çuar për të dekretuar një ministër, jo një kandidat, presidenti nuk ka kompetencë të refuzojë por detyrën ta miratojë, presidenti ynë përveç 12 kompetencave që ja njeh Kushtetuta, ka dhe detyra, ndër këto është edhe detyra për të dekretuar qeverisjen dhe çdo anëtar të saj sipas kërkesës së Kryeministri

Frika e Metës: Për Sandër Lleshin janë kërkuar letra si në asnjë rast tjetër më parë, në adresa që as që mendoheshin dhe merreshin me mend. Dikush mund të pyesë jo pa të drejtë, se mos po e shqetëson kjo pastërtia e tejskajshme e Sandër Lleshajt, ajo që e shqetëson Ilir Metën. Mendja ime më thotë se jo.

Çështja Lleshaj mund të japë efekt domino: Është një moment delikat, uroj që kjo të mos bëhet me një qëllim që është përtej gjeneral Sandër Lleshit, unë e di shumë mirë të gjithë e dinë që Shqipëria ka parë shumë më keq se kaq. 

Paralajmërimi për shkarkim: Koha më ka mësuar që të mos e them fjalën e fundit të parën. Ne sot do të vendosim shkarkimin e Fatmir Xhafajt të cilin e falenderoj, do të vendosimpër t’i dhënë dhe pak ditë kohë presidentit që të mendojë edhe njëherë vendimin e tij. Ne do t’i japim edhe disa ditë kohë presidentit që të bluajë në mendjen e tij vendimin që mori.

Rama shtoi më tej gjatë fjalës së tij se krisja me Metën nuk ka as qëllime personale dhe as politike, ndërsa ndarja e tyre në qëndrime bëhet vetëm për shkak se presidenti nuk po respekton Kushtetutën e vendit. Po ashtu kreu i qeverisë tha se ishte besimplotë se edhe nga Meta ekziston vullneti që krisja e krijuar prej së shtunës mes dy institucioneve mos të shndërrohet në thyerje.

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Pas

Kuvendi voton shkarkimin e tij, ja si votoi Fatmir Xhafaj

Para

Pëson atak kardiak humoristi i njohur shkodran, rëndë në spital

Para
Pëson atak kardiak humoristi i njohur shkodran, rëndë në spital

Pëson atak kardiak humoristi i njohur shkodran, rëndë në spital

Discussion about this post

 



Të Fundit

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

U aksidentua me automjet në Shupenzë dhe përfundoi pranë lumit, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

Gazetari serb e provokoi për bashkëshorten serbe, Gjimshiti: Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private

Pensionistët në Universitet! Jo provime, por leksione. Të moshuarit do të punësohen dhe stimulohen me bonuse

“Tifozët, mbështetja jonë”, Sylvinho jep porositë për futbollistët: Janë 90 minuta lojë, të jemi me shpirt e zemër në fushë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.