Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me të rinjtë e njësisë nr. 8 në Tiranë, ku ka folur për rëndësinë që ka arsimi për LSI-në dhe LRI-në kryesisht.
Përpara tyre, Meta deklaroi se ka ardhur koha që të kryhen investime më të mençura nga ana e qeverisë në arsim, në formimin profesional në funksion të krijimit të vendeve të punës të mirëpaguar.
“Është koha për t’i kushtuar një vëmendje më të përshtatshme edukimit më cilësor të të rinjve tanë dhe të fëmijëve tanë, në mënyrë të veçantë formimit të tyre profesional. Sepse është e domosdoshme për të rritur aftësitë e tyre në mënyrë që të gjejnë vende pune më të mirëpaguara.
Për këtë kërkohet edhe një investim më i mençur dhe më cilësor i qeverisë dhe i shoqërisë sa i takon dijeve, arsimit profesional”, tha Kryetari i LSI-së, ndërsa u shpreh se fokusi kryesor duhet të përqendrohet te çështje, që ndihmojnë të rinjtë e të rejat, moshën e tretë dhe familjet e thjeshta që të jetojnë më mirë.”, u shpreh ndër të tjera Meta.
(XH.A/SHUPLAKA)