Ka nisur protesta e shtatë kombëtare e opozitës përpara kryeministrisë, ku ka marrë fjalën kreu i PD-së Lulzim Basha.
Kreu i opozitës e ka quajtur Ramën një kufomë politike që lëviz nëpër Shqipëri, i gjendur nën frikë. Derimë tani protesta është paqësore, ndërsa nuk dihet skenari që do të ndiqet nga krerët e opozitës.
‘’Ku bashkim popullor është bashkimi i shqiptarëve të vjedhur, të nëpërkëmbur të mashtruar nga një bandë kriminale, që është vjedhur nga një kryebandit, që është hajduti më i madh i të gjitha kohërave, që vjedh bukën e vogëlushëve.
Bëjini thirrjet tuaj “Rama ik” që ta dëgjojë në bunkerin ku është fshehur, të dëgjojë e gjithë bota thirrjen tuaj. Sot endet nëpër Shqipëri kufoma me e urryer që nga diktatura, ai duhet të ishte sot para drejtësisë, të jepte llogari për vjedhjet që ka bërë”, u shpreh Basha mes të tjerave në fjalimin e tij.
Pjesë nga fjala e Bashës:
Qytetarë nga e Tirana dhe e gjithë Shqipëria që keni vërshuar në këtë bashkim të paparë asnjëherë, të fuqisë popullore, që jeni mbledhur dhe kemni derdhur në këtë shesh këtë energji, këtë vendosmëri, këtë shpresë të pandalshme, mirë se keni ardhur.
Dua të ju shpreh sot mirënjohjen time, por në fakt kam nderin dhe privilegjin, t;ju shpreh mirënjohjen në emër të çdo vogëlushi shqiptar, në emër të të gjithë shqiptarëve kudo ku janë, për këtë asamble të paparë dhe të padëgjuar të lirisë e të demokracisë, të mbledhur, të vendosur, kaq të prerë e të qartë në kushtrimin tuaj që sonte ushton për ta dëgjuar e gjithë bota:
Rama ik!
Gjithë sheshi thërret: Rama ik
Bashkë me rininë janë edhe profësorët, akademikët, elita e këtij vendi, të cilët janë trajtuar prej Edi Ramës si armiq të vërtetë, vetëm e vetëm se janë armiq të injorancës, janë armiq të autokracisë orientale, sepse janë të dashuruar me dijen, sepse duan që dija ta çojë rininë dhe këtë komb përpara drejt Evropës, sepse nuk e mbyllin gojën, sepse nuk e ulin kokën, ndaj persekutohen, dhunohen, shantazhohen, pushohen nga puna.
Ndaj në këtë vend, si në asnjë vend të Evropës, as të Azisë, as të Afrikës, 30 vite pas shembjes së komunizmit, Edi Rama asgjëson akademinë e shkencave dhe kthen karikaturën e diktaturës në krye të Akademisë së Shkencave, njësoj si në krye të Kuvendit, sepse ai vetë është një karikaturë e diktaturës, që s’ka asgjë të përbashkët me intelektin, asgjë të përbashkët me shkencën, me artin me dijen. Ndaj sot, ushton nga ky shesh në emër të çdo pedagogu dhe elitës së kombit, ushton thirrja “Rama ik”.
Nuk mund të pranojmë dhe nuk do të pranojmë kurrë errësirën e tiranisë së krimit, nuk mund të pranojmë kurrë monizmin, procesin kriminal që po u ofrohet shqiptarëve në vend të zgjedhjeve të lira e të ndershme.
E gjithë beteja jonë bëhet për zgjedhje të lira e të ndershme, e gjithë beteja jonë bëhet për vlera evropiane. Nuk mund të pranojmë Edi Ramën dhe bandën e tij ta mbajnë përherë të mbyllur derën e Evropës, sepse ajo është shpresa jonë, ato janë vlerat tona. Rrugën tonë të Evropës do ta hapim. Rama ik!
Dua ta them fare qartë sot, se koha për lojrat e Edi Ramës po merr fund.
Kufoma politike që I dridhej dora teksa lexonte plagjiaturën e Albin Kurtit në Lezhë, tregon qartë se pushteti I krimit ka vdekur moralisht, por ai duhet kallur dhe politikisht.
(E.K/Faxweb.al)