Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka çelur zyrtarisht fuashatën elektorale për koalicionin “Bashkë Fitojmë”.
Meta nga Stadiumi Arena i bëri thirrje qytetarëve të votojnë Nr.1 në 14 maj.
Gjatë fjalës së tij, Meta u shpreh se pushteti absolut do të thotë pushtet i përqëndruar në korruopsion, ashtu siç është edhe ‘Rilindja’ e PS.
Ai u ndal të fliste edhe për planin e Këlliçit për Tiranën, ku u shpreh se ‘ai autobuz” me të cilin ai erdhi është shpresë e madhe.
Përsa i përket kandidatëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë” ai u shpreh se ata janë legjitim, kundrejt kandidatëve të maxhorancës që janë të korruptuar e sprovuar në afera korruptive.
Meta: Është koha të vrapojmë! Edhe 29 ditë për t’i dhënë fund monizmit absolut në pushtetit vendor. Pyes veten, pas 4 vitesh do shkallmojmë atë që askush nuk e mendonte ndonjëherë në Shqipëri, që ky vend anëtar i NATO, 100 përqind pro evropian, të jetë një vend ku në mënyrë të paligjshme një klikë kontrollon në mënyrë absolute të gjithë pushtetin vendor. Asnjë këshilltar opozitar në 4 vite në Shqipëri. Ne e dimë shumë mirë se pushtet absolut do të thotë korrupsion absolut siç është e gjithë Rilindja. Koha e ndryshimit ka kaluar me kohë, është koha për revolucion. Për revolucionin me votë që do sjellë përmbysjen e korrupsionit absolut.
Koalicioni Bashkë Fitojmë çel sot zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 14 Majit, ku do të zgjidhen drejtuesit e 61 Bashkive. Të pranishëm në Mitingun e sotëm janë të gjithë kandidatët në rang vendi, ndërsa fjala kryesore mbahet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta që janë edhe bashkëdrejtuesit e koalicionit.
Gara më e ethshme pritet të jetë në disa prej bashkive kryesore të vendit, si Tirana, Elbasani, Durrësi e Shkodra, ndërsa zgjedhjet pritet të shënjojnë edhe zhvillimet e mëtejshme politike në vend, nëse Edi Rama dhe socialistët do të lëkunden nga pozitat e tyre, apo do të çojnë të qetë deri në fund mandatin e tyre qeverisës.