Presidenti i vendit Ilir Meta ka komentuar thirrjen e Papa Franceskut për protestat paqësore që tashmë kanë nisur në disa vende të botës. Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i shtetit është solidarizuar me mesazhin e Papës dhe deklaron se tani është koha që zëri i qytetarëve të dëgjohet nga të gjithë. Në fjalimin e tij Francesku citon se për ngjarjet që po ndodhin në Kampin e Moria, në ishullin Lesbo, të përfshirë nga zjarret duhet të ketë strehim dinjitoz, ndërsa thekson se Toka e Shenjtë duhet të marrë ndihmë dhe lëmoshë. Gjithashtu Papa iu drejtua edhe bashkësive kishtare, të cilat jetojnë në këto kushte. Ai tha se barinjtë duhet “të punojnë në favor të dialogut e në favor të pajtimit”.
Postimi i Metës:
Solidarizohem me mesazhin e mençur të Papa Françeskut drejtuar qeverive ndaj të cilave protestohet, që ta dëgjojnë zërin e qytetarëve, sidomos atyre që janë më në nevojë e kushte më të vështira, dhe t’i mbështesin aspiratat e tyre të drejta.
KOHA QË ZËRI I QYTETARËVE TË DËGJOHET NGA TË GJITHË! ??