NGA ARMAND MAHO
Sherri qe ka plasur brenda PD duket se do vazhdoje per ca kohe! Qejfmbetja eshte madhe mes atyre qe mbeten pa mandat deputeti dhe ketij zjarri u fryn dhe furtuna e humbjes, qe ne ne fakt nuk eshte normale. Qe votat u blene bindshem kjo eshte e qarte! Qe u blene karta identiteti per te mos dale demokratet ne votime ky serish mbetet fakt. Qe thirrjet per te votuar ” ke te duan vetem Bashen jo” demtuan ne nje pjese te madhe elektoratin. Por a mjaftojne keto per tu justifikuar! A mjaftojne keto per te fashitur zerat e atyre qe ne fakt e dinin qe me pare humbjen ( une jam nje mes tyre) por jo ne keto permasa? Natyrisht qe jo! Sipas te gjitha gjasave Basha do jete serish kryetar pas dates 22! Ne keto kushte sado ti bien tam tameve te pakenqesiese gjoja parimore te disave ai serish mbetet e vetmja e zgjidhje. Perderisa nuk eshte krijuar nje rival i denje, perderisa grupi i te pakenaqurve nuk denjon te pranoje se paku krijimin e nje figure perfaqesuese jashte rreshtavee te tyre, atehere ceshtja mbyllet ketu. Ata heshten per kater vjet sepse kishin friken se do vinte kjo dite por nga ana tjeter u munduan me te gjitha format te injoronin kryetarin me mendimin se ai sdo guxonte te orekte te paprekshmit pasi ” ishin dora doktorit”.
U munduan te krijojne idene se PD nuk ben dot pa ata. I ruheshin Berishes se dinin qe mund ti perzinte si pleshta, por perpara “vogelushit” benin luanin, duke harruar qe ai ne fund te fundit ishte kryetari dhe institucioni perfaqesues i asaj partie. Kjo beri qe ne fund ai te mbyllte rrugen e bashkepunimit me ta. Por duhet pranuar se prurjet qe solli, nuk ishin zgjedhja me e mire! Kjo ka bere qe goja te shqyhet dhe zorret e barkut te dalin ne pazar! Arroganca, shperfillja e antaresise , goditja e strukturave, lenia ne mes e procesit te zgjedhjes se kryetareve te degeve, gjuha e fushates, gjuha me te cilen vete Basha kerkonte te imponohej jane disa nga gabimet e PD por dhe te vete Bashes. Ne vitin 2017 nuk mund te flitet me anashkalime, sic tentonte te bente Kryetari ne intervistat e tij. Kur ne shume raste mesazhin nuk arrija ta deshifroja une apo koleget e mij, imagjinoni antaresine ne ndonje fshat te humbur.
Fare mire plumbit te fillimit te fushates mund ti pergjigjej me plumb. Ta adresonte pergjegjegjesine e humbjes se 2013 dhe tek ata qe kerkonin doreheqjen e tij ne fillim te fushates, dhe ta bente te qarte pse i la jashte listave. Te fliste per arrogancen me te cilen u sollen, dhe jo te pastronin veten vetem me doreheqjen e Berishes. Riciklimi i elitave dhe ekipi fitues si justifikim duhet ta kish nuhatur qe nuk ishin bindese dhe u krijua imazhi sikur ato lista ishin bere me qellim qe PD te merrte minimumin ne keto zgjedhje! Por ajo qe iku nuk kthehet pas! Atehere cfare, duhet bere. E para duhet percaktuar qarte objektivi i opozitarizmit ne keti kater vjet qe vijne! Duhen percaktuar qarte aleancat dhe menyra se si do futet ne zgjedhjet e ardhshme lokale. Ndoshta mund te duket marrezi, por qe tani duhet te filloje te caktoje kandidatet perkryetare bashkie, ti jape vendin qe i takon kryetareve te degeve, dhe e anulloje udhezimin absurd te vitit 2014, dhe bashke me ata qe do kandidoje te ngreje grupet qe do evidentojne problematikat. Smund ti thuash kryetarit te deges se partise se ti smund te kandidosh as per kryetar bashkie, as per keshill qarku dhe as per deputet se kjo ska sens! Kush, ku dhe kur u blene votat?
Cfare nuk funksionoi? Te merren listat krahasuese te atyre qe kane votuar ne vitin 2013, dhe te behet apeli kush ka munguar ne keto votime, sa eshte rrjedhja per cdo qender votimi, kush mund te jene personat qe jane detyruar te shesin voten, dhe kush jane ata qe nuk kane ardhur fare ne votim. Kjo kerkon kohen e vet, prandaj kete smund ta beje askush tjeter pervec se dikush qe eshte i interesuar. Do nje bashkepunim me kryetarin med kandidateve dhe kryetareve te degeve atje , sepse po ndodh qe megjithese kane rezultuar fitues kryetaret e bashkise as duan tja dine per kryetarin e partise ne baze. Te hiqet dore nga emerimet nga qendra por te kete nje nderthurje besimi mes qendres dhe bazes per te deleguarit apo te emeruarit atje. Te merret ne analize puna e cdo dege, e cdo strukture, te shikohet cfare shkoi keq, dhe te shikohet si mund te riparohet.
Atje ku duhet zevendesuar kryetari te behet dhe shpejt madje! Pra te jete e qarte se ku e ka vendin gjithsejcili. Kryetari duhet te ndryshoje me se pari komunikimin. Perpara nje kundershtari qe te ble votat me para droge dhe koncensionesh smund te besh djalin e mbare. Do nje gjuhe te drunjte dhe te vendosur per problemet. Smund te luftosh me parime kur ke mashtrues dhe hajdute si Lali Eri perballe, qe kerkon ndere ne adrese te Edi Rames.
I duhet treguar se ku e ka vendin. Smund te besh fushate pozitiviste kur ke perballe Ilir Beqjen qe eshe gati te vjedhe dhe karburantin e makines se institucionit ku punon dhe tja hedhe paq. Smundet kurrsesi qe te jesh ti djale i mbare kur ke perballe Edi Ramen qe coi fukarenjte ne litar e vetevrasje per shkak te varferise qe prodhoi. Njerzit duhet ta shohin qe ti sduhet te jesh personi qe i jep mundesine te dalin te lare nga e gjithe kjo katrahure, por ai qe e do pushtetin si dore per shpaten e drejtesise. Kush ta keshilloi kete fushate ne keto zgjedhje duhet nxjerre me shkelma qe aty, dhe me urdher qe ne rast se shikohen serish te dera e PD ti thyhen kembet.
Jane keto dhe shume te tjera qe duhen te rregullohen. Mund te duket si kohe e gjate, deri ne zgjedhjet lokale por kohe nuk ka. Analiza mund ge behet dhe gjate zgjedhjeve dhe me date 23 nga keto duhet filluar. Kur te bie termeti ne shtepi behen bilancet e asaj qe ka shpetuar dhe asaj qe do duhet te riparohet. Problemeve duhet ti dilet ballas, shmangia e tyre si ne vitin 2013 nuk sjell gje tjeter vetem se tkurrje te metejshme. Shpresa e nje populli kur ne krye eshte nje qeveri e korruptuar eshte opozita, por je keto zgjedhje njeriu me tuta u pa si zgjidhja e vetme, qe eshte baterdi ta mendosh. Basha duhet te risjelle frymen e munguar ne keto kater vjet dhe kjo nuk behet as me heshtje dhe as me ngrirje!