KPK ka dhënë vendimin për gjyqtarin Besim Trezhnjeva. Gjyqtari i apelit në Durrës nuk ka kaluar Vetingun duke u shkarkuar nga detyra.
Shkak për shkarkimin e tij është bërë fshehja e pasurisë. Trezhnjeva është gjykatësi i dytë që shkarkohet nga Vetingu, pas fatos Lulos, që u shkarkua nga kushtetuesja.
“Trezhnejva ka blerë dy apartamente, por nuk ka deklaruar burimin e të ardhurave. Ka marrë një kredi prej 50 mijë euro, për të blerë një apartament në Tiranë, por ka mashtruar duke blerë një tjetër apartament në Durrës”- bëhet e ditur në vlerësimin e KPK.
Vetë Trezhnjeva kur u pyet për mediat tha se pasuria është vendosur nga puna e tij dhe e bashkëshortes së tij.
“Bashkë me bashkëshorten dhe vajzën kam 75 vjet punë dhe ajo që dëgjuat është pasuria ime. Është periudha që nuk është përgatitur nga ‘81 deri në ‘94”, tha ai për median.
(E.K/FAXWEB.AL)