Kreu i LSI-së së Durrësit, Lefter Koka, është ndalur në lagjen 17 të qytetit.
Ministri i Mjedisit, Koka, ka thënë para banorëve të lagjes 17 se “ Nuk mund dot që sot Durrësi të ketë vetëm një qendër më elitare, Vollgën apo atë para bashkisë, ta lëmë mënjanë pjesë e investimeve që vlejnë apo nuk vlejnë dhe sa kushtojnë . Durrësi është më i gjerë se aq, dhe këta fëmijë meritojnë shumë më shumë, meritojnë për të patur një jetë sociale, për të patur më shumë kënde lojrash, gjelbërim dhe ju po e shihni që Durrësit po i eleminohen gati gati dhe ato pak pemë po i priten”.
Ai tha se, politika ka arritur në një moment që duhet të jetë më e vërtetë me qytetarët e saj, ndërsa thekoi dhë rëndëinë e politikave ekonomike lehtësuese për xhepin e e qytetarëve shqiptarë
“Kemi arritur në një moment që nuk mund ti thuash të uritur je i ngopur. Kërkon ta shohim të vërtetën në sy. Ne jemi pjesë e qeverisjes dhe kemi patur shpesh dhe debate, qofshin këto dhe publike apo brenda kabinetit qeveritar. Unë nuk i kam konsideruar kurrë të dëmshme, qoftë për koalicionin, i kam quajtur të shëndetshme. Nëse në do ta kritikojmë njëri-tjetrin nuk ka pse të konsiderohej kundërshtarë politikë. Nëse ne i fshehim të vërtetat njëri-tjetrit, tregon që ne kemi bërë aleancë të përbashkët përkundër qytetarëve shqiptarë.
Durrësi është sot një nga qytetet me gjendje ekonomike më të mirat në Shqipëri. Është e patolerueshme ta mendosh sot, produktet bujqësore në Shqipëri kanë koston më të lartë në rajon dhe për pasojë në çdo gjë, ose pjesën më të madhe të produkteve e importojmë. Kjo vjen thjesht dhe vetëm nga një motiv, nëse Maqedonia parashikon rreth 140 mln euro për subvencionon për bujqësinë dhe blektorinë, shteti shqiptar para shikon vetëm 2.5 mln euro. Nuk mundesh të jesh dot konkurent me vendet e rajonit kur produktet dalin me këtë kosto. Por sigurisht nuk ke dhe punësim. Këto janë politika ekonomike që duhet që duhet të bëjë një qeveri dhe një parlament”,- tha ndër të tjera Lefter Koka para banorëve.
(M.D/Shuplaka)
Discussion about this post