Saimir Tahiri nga Petrela teksa prezantoi kandidatët për deputetë, Xhemal Qefalian dhe Azbi Arapin, ditën e sotme pohoi se makinë me 2 timonë nuk mund të ketë në drjetimin e vendit. Mesa duket ky një thumb për LSI-në.
Por pas kësaj deklarate ka reguar edhe deputeti i LSI-së, Lefter Koka. Sipas Kokës sot “Kursanti kërkon të drejtojë makinën, pa marrë patentën, edhe pse Instruktori ia ka bërë të qartë, që i duhet ende praktikë”.
“Prej 4 vitesh Kursanti pati në krah Instruktorin, kohë e gjatë për të qenë gati për ditën e provimit!
Sot Kursanti kërkon të drejtojë makinën, pa marrë patentën, edhe pse Instruktori ia ka bërë të qartë, që i duhet ende praktikë”, u shpreh Koka. (J.V/Shuplaka)