Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, u ndal në një bashkëbisedim me banorët e Rajonit të ish-Kënetës apo e njohur tashmë si Durrësi i Ri.
Në këtë takim ai u shpreh dhe për tubacionin e ujësjellësit të Durrësit. Pa përmendur emra Koka ka sulmuar Dakon duke thënë se për tubat ka pasur një kosto shumë të lartë.
“ Më vjen keq kur sot ne vazhdojmë të kemi problematikë me ujin e pijshëm. Është një problem i ngritur që në 1993. Ne vërtet furnizohemi me ujë të pijshëm nga një distancë e largët, mbi 30 km, por, janë investuar më shumë se 90 mln euro, I thonë 3mln euro për 1 km.
Sikur tubat të kishin qenë prej argjendi duhet të kishte mbërrtur uji të çdo shtëpi dhe vazhdojnë të bëhen investime gabim, sepse, nuk ka njerëz të përgjegjshëm, deputetë, për tu ulur, qofshin këto para(lekë) të Bankës Botërore, qofshin grante, për ti thënë se dhe një dhuratë kur meret, meret për të shërbyer, nuk meret për tu keqpërdorur”, u shpreh Lefter Koka para banorëve.
Koka vijoi më tej duke folur dhe për problematika të tjera me banorët e zonës.
“Kjo tashmë është lagje dhe nuk është më ish-Këneta dhe nuk ndihem mirë kur vazhdojnë dhe e konsiderojnë të atillë. Së bashku me tregun i dhamë një zhvillim ekonomik zonës, ideuam së bashku më Arman Tedlitin, në atë kohë këshilltar i PD, ideuam, të bëhej ky aks rrugor. Por, këto janë shumë pak, për të patur një jetë më cilësore. Ka një harresë dhe neglizhencë për çdo lagje që ndodhet jashtë asaj ‘’, përfundoi Koka. (E.K/SHUPLAKA)