Ish-kryeministri Berisha ka folur sot nga Kuvendi në lidhje me drogën e kapur në Durrës ku policia sekuestroi 613 kg kokainë.
Berisha tha se droga ishte e klanit të vëllait të kryeministrit Rama, ndërsa në fjalimin e tij në Sofje të kryeministrit ku u shkreh se droga ishte kapur në Shqipëri pasi kishte kaluar në portet e Europës, Berisha tha se ai tentoi të shfajësohej se droga nuk ishte e tij.
Berisha tha se me ndërhyrjen u prishë provat dhe se ndërhyrja në Durrës ishte e ngjashme atë në Xibrakë ku sipas Berishës u prishën provat. Por ndërsa fliste ai kthehet dhe i flet Pandeli Majkos: Bosët janë në zyra o Pandeli, nuk shkojnë në port, duhet ta dish”, tha ai.
As ndërhyrjes së Ballës Berisha nuk i kurseu përgjigjen: “Taulant Jaupi mbylle gojën ti, je trafikant ti”
Duke iu referuar deklaratave kontradiktore, për Xhafën Berisha tha se nuk u mor vesh nëse ishte i dehur në mëngjes apo në darkë. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post