Policia kufitare në portin e Durrësit ka kryer kontroll në një fugon me targa angleze, pas dyshimeve për sende të paligjshme. Bëhet me dije se nga skanimi u zbulua se furgoni i mallrave kishte të fshehura 7 pako kokainë.
Mësohet se kokaina u gjet brenda fundit të dyfishtë të krijuar në këtë furgon mallrash, poshtë sediljes së shoferit. Lënda narkotike ishte paketuar në qese vakumi për mos tu kuptuar nga qentë anti-droge.
Lidhur me rastin mësohet se janë arrestuar dy persona, 40-vjeçari Arjan Doci dhe 39-vjeçari Mentor Çuni, të cilët rezultojnë të jenë kushërinj.
Furgoni transportonte sende dhe pako nga komuniteti shqiptar në Angli dhe i sillte ne Shqipëri dhe ndiqte itinerarin Shqipëri-Itali-Angli.