Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritet italiane pasi gjatë kontrolleve në banesën e tij është gjetur një sasi prej 18 kg kokainë, 8 kg hashash, 4 kg marijuanë dhe 10 gramë heroinë të cilat janë gjetur të fshehura në në motorrin e frigoriferit për përdorim shtëpiak.
Sipas autoriteteve, lënda narkotike e sekuestruar në baneësën e Emiliano Kecit kap në total një vlerë tregu prej rreth 3 milionë euro. Ndërkohë kjo nuk është e gjitha jo çfarë është zbuluar nga ky operacion. Në banesë u gjetën dhe 3 armë: një pistoletë Berreta e kalibrit 6.35, një pistoletë e fabrikkmit rus e tipit Tokarev kalibër 7,62 e një tjetër armë zjarri.
Ato çfarë e bënë të dyshonte policinë italiane ishin lëvizjet e shumta të personave të dyshimtë kanë çuar këtë të fundit në kontrollin e banesës së tij.
Shqiptari prej 2 javësh kishte marrë me qera një banesë në komunën Seriate në provincën e Bergamos
Ndërkohë kanë nisur hetimet për gjetjen e prejardhjes së lëndës narkotike dhe për zbardhjen e basghkëpunëtorëve të Kecit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)