Policia italiane ka arrestuar dy shtetas shqiptarë dhe një serb gjatë një operacioni antidrogë.
Shtetasi serbi i arrestuar është i moshës 22-vjeçare ndërsa dy shqiptarët e tjerë janë të moshës 41 vjeç dhe 23 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22;00 kur Karabinierët në Recovato të Castelfranco-s kanë hyrë për kontroll në banesën e tyre dhe kanë gjetur si prova materiale, 2 qese me marijuanë ku secila peshonte nga një kilogram, dhe 5 gramë kokainë.
Ndër të tjera policia ka sekuestruar një makinë tip “Porsche” dhe një tip “Audi” për shkak se të arrestuarit nuk e justifikonin se si i kishin blerë ato.
Sipas policisë, drejtuesi i bandës ishte një 26-vjeçar shqiptar të cilit ju gjet një kartë identiteti rumune false.
Ndërkohë mbi të pritet të rëndojë edhe akuza për falsifikim dokumentesh, ndërsa për të arrestuarit e tjerë pritet vetëm akuza për mbajtje të një sasie lëndësh narkotike. (S.SH/Shuplaka)