Procesi i numërimit të votave për deputetë në Kavajë ka përfunduar, mirëpo ende vazhdojnë të numërohen votat për kryetarin e bashkisë. Deri më tani rezultojnë 626 vota të pavlefshme. Kandidati demokrat Sakja është në avantazh me 5 vota ndaj socialistit Murati.
00:43- Ka përfunduar numërimi i 74 kutive të votimit në Kavajë. Mbeten dhe 10.
Sakja i PD– 9907 vota
Murati i PS– 9902 vota
Kona i LSI –1878 vota
00:36- Ka përfunduar numërimi i 73 kutive të votimit në Kavajë. Mbeten dhe 11.
Sakja i PD– 9786 vota
Murati i PS– 9783 vota
Kona i LSI –1837 vota
00:27- Ka përfunduar numërimi i 72 kutive të votimit në Kavajë. Mbeten dhe 12
Sakja i PD– 9657 vota
Murati i PS– 9642 vota
Kona i LSI –1808 vota
23:44- Ka përfunduar numërimi i 70 kutive të votimit në Kavajë.
Sakja i PD– 9339 vota
Murati i PS– 9334 vota
Kona i LSI –1761 vota
23:35: Ka përfunduar numërimi i 67 kutive të votimit në Kavajë.
Murati i PS– 8943 vota
Sakja i PD– 8917 vota
Kona i LSI –1683 vota
23:17- Në Kavajë po vijon me ritëm të shpejtë procesi i numërimit.Deri tani janë numëruar 60 kuti votimi nga 84 gjithsej.
Murati i PS– 7928 vota
Sakja i PD– 7839 vota
Kona i LSI –1421 vota
Në vendnumërim ndodhen dhe ministri Arben Ahmetaj dhe kreu i PR-së, Fatmir Mediu.
21:56- Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për 56 kuti, në garën për bashkinë e Kavajës. Deri më tani, PS- Dorjan Murati ka marrë 7301 vota; PD- Isa Sakja 7199 vota; LSI- Maksim Kona 1244 vota.
21:30: Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për 53 kuti, në garën për bashkinë e Kavajës. Deri më tani, PS- Dorjan Murati ka marrë 6869 vota; PD- Isa Sakja 6649 vota; LSI- Maksim Kona 1144 vota.
18:10: Deri më tani mësohet se janë numëruar 37 kuti votimi, për zgjedhjet për kandidatë për kryetar bashkie në Kavajë. PS ka fituar 4497, PD 3929, LSI 664.
17:30 Deri më tani janë numëruar 34 kuti votimi, për zgjedhjet për kandidatë për kryetar bashkie në Kavajë. PS ka fituar 4022, PD 3574, LSI 608.
16: 40 Deri më tani mësohet se Dorjan Murati i Partisë Socialiste ka 3470 vota, Isa Sakja i Partisë Demokratike 2969 vota dhe Maksim Kona i Lëvizjes Socialiste për Integrim 512 vota. Janë numëruar deri më tani 28 kuti.
15:30 – Janë numëruar deri tani 22 kuti votimi. Partia Socialiste me kandidatin për kryebashkiak Dorjan Murati ka arritur të sigurojë 2.713 vota. Ai ndiqet nga kandidati i PD-së, Isa Sakja, me 2.367 vota dhe nga Maksim Koka i Lëvizjes Socialiste për Integrim me 441 vota.
14:00 – Numërohen 13 kuti, vazhdon të kryesojë Dorjan Murati i Partisë Socialiste me 1.690 vota. Ai ndiqet nga kandidati demokrat Isa Sakja me 1.427 vota dhe Maksim Kona, kandidat i Lëvizjes Socialiste për Integrim me 294 vota.
13:00 – Duket se gara për Kavajën do të jetë kokë më kokë mes kandidatëve të PS-së dhe të PD-së. Kur janë hapur kutitë e para me votat e qytetarëve për Bashkinë duket se lufta do të jetë e fortë.
Kujtojmë se zgjedhjet në Kavajë ishin përcaktuar të zhvilloheshin më herët por për shkak të marrëveshjes Rama-Basha të Majit edhe zgjedhjet për Bashkinë u menduan që të zhvilloheshin në të njëjtën kohë me zgjedhjet Parlamentare.
Kështu në 6 kutitë e para që janë hapur rezultatet janë si më poshtë vijon:
Dorian Murati (PS)- 739 VOTA
Isa Sakja (PD) 732-VOTA
Maksim Koka (LSI) 145 VOTA
Mbetet për tu parë ndryshimi i rezultateve pas hapjes së të gjitha Kutive me votat për Bashkinë.
/SHUPLAKA/